Propozimi i ministrit të Brendshëm: Shkeljet e shoferëve, të hiqet komisioni nga Kodi Rrugor

522
Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj ka propozuar që komisioni që vlerëson shkeljet e drejtuesve të mjeteve të hiqet nga Kodi Rrugor. Nga mbledhja e Komisionit Parlamentar të Sigurisë ku po diskutohet buxheti i institucionet që ai drejton për vitin 2018, ministri Xhafaj tha se komisioni që analizon shkeljet rrugore është subjektiv.
Sipas ministrit, për aq kohë sa shkeljet që konstatohen në rrugë verifikohen, nuk ka pse të ketë një komision të kësaj natyre. Xhafaj tha se ky komision krijon mundësi për abuzim, dhe propozoi që autoriteti ligjvënës të shqyrtojë këtë propozim.
“Propozoj që të hiqet komisioni nga Kodi Rrugor. Është mundësi për abuzim. Nuk ka pse të ketë një komision subjektiv për sa kohë ne kemi mjetet teknike qe vërtetojnë shkeljet. Vlerësimi bëhet aty ku ndodh shkelja, apo ku verifikohet shkelja. Ndaj mbetet për t’u parë nga ekspertët dhe për ta vlerësuar ligjvënësi”, u shpreh ministri Xhafaj.
Sigal