Pronat e sekuestruara u janë shitur kriminelëve me 40% ulje

714
Sigal

Skandali/ Bandat e heshtura të pasurive kanë përfituar 721 mijë m2 toka dhe 108 mijë m2 objekte të sekuestruara krimit dhe bandave rivale me çmime qesharake që arrijnë nga 30-40% më të lira. Superskandali i Jalës, mashtrimi i Komisionit të Venecias dhe reagimi i ekspertëve për pronat e oligarkëve

Skandal/ Ja çfarë bëhet me 721 mijë m2 toka e 108 mijë m2 objekte që i janë sekuestruar krimit

Pronat e sekuestruar janë shitur përsëri kriminelëve me 30-40% ulje

Banda e heshtur e pasurive

Nuk është shpifje, fakti që makina luksi, toka, troje dhe vila, zyra e apartamente, në zona gjeografikisht me çmime financiare të larta; janë nxjerrë nga 2-3 herë, në ankande të shtyrë e përsëritur qëllimisht, që të shiten me çmime të lira, 50% e të cilave i kanë blerë kriminelë; ndërsa pjesën tjetër, i kanë blerë zyrtarë të kryeministrisë, të Ministrisë së Financa-Ekonomisë, të Drejtorisë së Pronave të Sekuestruara, por edhe ministra, deputetë, dashnorë/e të tyre, pronarë mediash e analistë qeverie dhe familjarë të tyre, shpesh duke falsifikuar sipërfaqet, amortizimin, ofertë-kërkesat dhe katalogun e çmimeve në treg. Një tjetër skandal i përbashkët qeveri-drejtësi, vazhdon të ndodhë, me luftën kundër pasurive të luajtshme, sendeve të çmueshme dhe kapitaleve e pronave të paluajtshme, që siguron, disponon, gjeneron dhe përdor bota e trafiqeve dhe e krim-korrupsionit në Shqipëri, të sekuestruara nga shërbimet ligj-zbatuese të shtetit. Sipas informacionit, shumica e këtyre pronave, të sekuestruara nga shërbimet tatimore, doganore, policore, nga inspektoratet dhe prokuroritë e gjykatat; nuk bëhen pasuri e shtetit, por përfundojnë përsëri, në duart e të sekuestruarve ose grupeve të tjera kriminale, madje me çmime më të ulëta se vlera reale që kanë. Të sekuestruara sipas ligjit “Anti-mafia”, këto prona administrohen nga një drejtori përkatëse e veçantë në Ministrinë e Financa-Ekonomisë, nën vartësinë direkt të kryeministrit Rama dhe ministres Anila Denaj me disa drejtorë të caktuar nga Ulsi Manja; për të cilat, ministrja nxjerr urdhrat për shitjen e tyre në ankand ose kalimin në pronësi e përdorim, të shërbimeve shtetërore. Ndërsa me vendime gjyqtarësh e prokurorësh, disa nga nga këto pasuri, kalojnë në pronësi të shtetit, ndërsa 70-80% e tyre, në kundërshtim me ligjin, por me pagesa ryshfeti e “copa” pasurie të dhuruara, u rikthehen përsëri trafikantëve, kriminelëve e biznesmenëve të sekuestruar, megjithëse janë provuar, si pasuri të paligjshme. Ka dy fakte tronditëse, që vazhdojnë me pronat e sekuestruara; ku vetë qeveria dhe drejtësia, bëjnë lojëra e pazare krimi me grupet dhe individët e krimit, duke ua rikthyer në heshtje; pasuritë që u sekuestrojnë publikisht me kronika të bujshme mediatike, nëpërmjet një hapësire të lënë qëllimisht në ligj, si kanal “kanal kullues”, mes kontekstit “Sekuestrim-Konfiskim”.

FAKTI I PARË/ Në 2 vitet e fundit, 70% e pasurive që u janë sekuestruar grupeve të trafikut të drogës, femrave, armëve dhe krimit njerëzor, ekonomik e korrupsionit; u janë rikthyer përsëri atyre në pronësi, me vendime prokurorie e gjykatash; megjithëse në 65% të rasteve, personat e sekuestruar, janë dënuar me burg, për trafiqe, pastrim parash e pasuri të paligjshme.

FAKTI I DYTË/ Në 2 vitet fundit, nga pronat e konfiskuara prej botës së krimit, trafiqeve e korrupsionit, rezulton se 721 mijë m2 toka e troje dhe 108 mijë m2 objekte biznesi e banesa; janë blerë përsëri nga grupe e individë krimi, të cilëve, ua ka shitur vetë shteti në ankand me 30-40% ulje çmimi; megjithëse ligji e ndalon pjesëmarrjen e tyre në ankand; madje janë bërë edhe blerje me ndërmjetës, por pronat janë ri-regjistruar në hipotekë e kudo, në emër të po atyre kriminelëve të sekuestruar. Kaq për sot, nesër fakte të tjera, për pazarxhinjtë dhe blerësit politikanë e zyrtarë shteti./Pamfleti/

721 mijë m2 toka e troje dhe 108 mijë m2 objekte biznesi e banesa; janë blerë përsëri nga grupe e individë krimi

me 30-40% ulje çmimi u janë shitur pronat e sekuestruara sërish kriminelëve

Superskandali / Ja si u falsifikuan tapitë për 15 mijë metra katrorë tokë në Jalë

Një tjetër skandal ka shpërthyer këto ditë, por që ende nuk është bërë publik për shkak të implikimit të oligarkëve të qeverisë dhe kryebashkiakëve socialistë në qytetet bregdetare. Skandali nis me falsifikimin e hipotekës dhe kthimit të pronave, ku kompania oligarke, i ka përgatitur letrat në bodrumet e falsifikatorëve, jashtë institucioneve shtetërore . Me këto letra të falsifikuara, kompania është paraqitur në bashkinë e Himarës, ministritë e linjës dhe në fund këto dokumente meqenëse sipërfaqja ishte mbi 15 mijë metra katrorë janë dërguar për miratim leje në Këshillin Kombëtar të Republikës së Shqipërisë. Ky këshill mbi bazën e këtyre letrave të falsifikuara e ka klasifikuar në bazë të ligjit të ri “Për prioritetet e kompanive investuese” si të rregullt dhe ka miratuar lejen e ndërtimit të kampusit turistik në zonat bregdetare. Por pas kësaj procedure të parregullt reagojnë pronarët legjitimë, të cilët i dërgojnë kopje të hipotekës kryeministrit Rama duke i treguar edhe faktin që prona e tyre po grabitet nëpërmjet falsifikimit. Reagimet e para erdhën dhe, hipoteka e Vlorës u shkri. Por oligarkët falsifikatorë ende nuk janë ndëshkuar, madje, sipas burimeve konfidenciale ka nisur tentative për blerjen e tokës pronarëve realë prej 15 mijë metra katrorë në Jalë. Vetëm kështu mund të ndërrohen letrat dhe të shpëtojnë nga ndëshkimi ligjor. Kush fshihet pas tyre, cilët janë emrat konkretë, kush është ndërmjeti VIP, mes oligarkut, pushtetit lokal dhe qeverisë do t’ua bëjmë publike në ditët në vijim së bashku me formularët e falsifikuar, një kopje të të cilave e ka edhe vetë Kryeministri Rama.