Projektligji që rrëmben pronat publike. Flasin Mirela Jorgo, Mehdi Malkaj: Shqipëria po drejtohet nga abuzuesit

744
Sigal

Jakup B. GJOÇA

Projektligji i qeverisë për të rrëmbyer Teatrin Kombëtar përmban abuzim të madh

Zonja Jorgo, ju si e gjykoni projektligjin e qeverisë për të dhënë me koncesion një firme të caktuar për ndërtimin e Kullave tek vendi i Teatrit Kombëtar?

– Të flasësh për këtë projektligj natyrisht të duhet të përmbledhësh një sërë problematikash. Një projektligj që në thelb përmban një abuzim të madh në ndarjen e pushteteve. Një projektligj që nuk ka lidhje fare me Kushtetutën dhe rendin tonë ligjor. Parlamenti bën ligje dhe qeveria i zbaton. Gjykata jep drejtësi. Në kuptimin formal, ligj është çdo akt të cilin e nxjerr organi ligjdhënës sipas procedurës së caktuar ligjdhënëse dhe aktin i cili emërtohet ligj, pavarësisht nga përmbajtja e tij. Në kuptimin material ndërkaq, ligj është çdo akt i cili ka përmbajtjen që rëndom e kanë ligjet, pavarësisht nga organi i cili e ka nxjerrë. Ligji si akt juridik gjithnjë është akt i përgjithshëm juridik, sepse me të nuk zgjidhen (rastet) raportet konkrete, por me të në mënyrë të përgjithësuar parashihen zgjidhjet e shumë situatave (rasteve). Pra në rastin konkret ky projekt-ligj jep rregullimin e një marrëdhënie kontraktore midis Bashkisë së Tiranës dhe një firme private, siç është FUSHA. Absurditet.

– Kryebashkiaku i Tiranës pohoi para artistëve, se Bashkia do të japë tokën për ndërtim, që të nxjerrë fitime për Bashkinë siç mund të bëjë çdo pronar. A është kjo në darkortësi me ligjin? A mund të japë Bashkia Tokë të komunitetit koncesioneve

– Kryebashkiaku Veliaj mesa duket kërkon të sfidojë konceptin mbi ligjin. Atëherë po përmbledh me pak fjalë, se çfarë ndodh në rastin e pronave publike të lëna në administrim njësive të qeverisjes vendore.

– Me çfarë kufizimesh i është dhënë kjo pronë shtetërore Bashkisë së Tiranës dhe pse nuk bëhet transparente dosja?

– NË NENIN 7, TË LIGJIT PËR TRANSFERIMIN E PRONAVE TË PALUAJTSHME PUBLIKE TË SHTETIT NË NJËSINË E QEVERISJES VENDORE thuhet:

Kufizimet mbi të drejtat e pronësisë. Në çastin e kalimit të së drejtës së pronësisë, pushteti qendror mund të vendosë kushte dhe kufizime mbi këtë të drejtë. Këto kushte dhe kufizime duhet të jenë vetëm për të siguruar maksimumin e përfitimeve publike ose mbrojtjen e një karakteristike të veçantë të pronës.

NË NENIN 8 THUHET: Kufizime mbi të drejtën e pronësisë janë:

  1. a) Mosndryshim i destinacionit.

Ndalimi i ndryshimit të destinacionit dhe/ose qëllimit të përcaktuar në aktin e transferimit pa miratimin e pushtetit qendror.

  1. b) Kushte të veçanta përdorimi. Përdorimi i pronës në mënyrë që të garantojë ruajtjen e karakteristikave unikale të saj
  2. c) Kufizimet mbi të drejtën e tjetërsimit dhe të dhënies në përdorim.

Për disa prona mund të ndalohet e drejta e tjetërsimit ose e dhënies në përdorim të të tretëve pa miratimin e pushtetit qendror.

– Pse nuk bëhet rikonstruksioni i kësaj banese nga vetë TEATRI dhe jo nga privati?

– Privati, natyrisht, do të marrë kredi bankare për ta ndërtuar si godinë, atëherë le të marrë vetë Teatri Kombëtar kredi bankare, duke bërë një preventim të kostos së godinës. Më vonë ta menaxhojë vetë për shfaqjet teatrale. Pse nuk mund ta ndërtojë e menaxhojë vetë teatri këtë objekt? A do t’ia fali privati këtë sipërfaqe teatrit? Si? Duke fituar nga shitja apo qiradhënia e pjesës së kullave? Pse të mos i fitojë këto para shteti dhe direkt teatri? Pse pranohet pa konkurrim firma “Fusha shpk” nëpërmjet këtij projektligji? Ligj në definicion do të thotë norma kuadër që rregullojnë të gjitha marrëdhëniet e fushës (jo firmës Fusha)!

– A mundet të vendosë kryetari i Bashkisë pa këshillin bashkiak për një vendim kaq të rëndësishëm?

– Atëherë është absurde që aty të të prishet Teatri Kombëtar dhe të sfidohet ligji, duke e tjetërsuar atë pronë dhe të lejojë ndërtimin e atyre kullave, duke sjellë një shkatërrim total të pamjes arkitektonike të qytetit të Tiranës. Tirana është e të gjithëve dhe teatri i përket po të gjithëve dhe jo vetëm një kryebashkiaku dhe një kryeministri të cilët janë në shërbim të komunitetit dhe vendit njëkohësisht.

Është absurde që aty të të prishet Teatri Kombëtar dhe të sfidohet ligji, duke e tjetërsuar atë pronë dhe të lejojë ndërtimin e atyre kullave, duke sjellë një shkatërrim total të pamjes arkitektonike të qytetit të Tiranës

Vazhdon përditë protesta e artistëve dhe qytetarëve për të mbrojtur Teatrin Kombëtar

Aktori Mehdi Malkaj shpërthen kundër politikanëve: Shqipëria drejtohet nga këlyshët…

 Artistët kanë protestuar sërish në mbrojtje të godinës së Teatrit Kombëtar pasi qeveria këmbëngul për shembjen e tij. Ata janë mbledhur sërish tek godina e Teatrit dhe kanë bërë thirrje që qeveria të tërhiqet nga projektligji që parashikon shembjen. I ashpër ishte aktori Mehdi Malkaj, i cili tha se Shqipëria drejtohet këlyshët e ku*vës, të cilët janë racë superiore, nëse krahasohen me këlyshët e tjerë ordinerë. Mehdi Malkaj: “Këlyshët janë natyra të buta, të përulura që dinë që të bëhen karrige kur shefi ka nevojë për t’u ulur. Këlyshët janë të aftë që të shumëfishojnë lehjen e shefit të tyre dhe t’i japin atij atribute që nuk i ka. Këlyshët dominojnë mitingjet elektorale dhe ne këtë e kemi parë të gjithë. Aftësia e këlyshëve është se ata janë të paaftë që të kafshojnë dorën e atyre që u hedh kockën. Prandaj qeveritarët, sapo marrin pushtetin interesohen shumë për mbarështimin e stanit të këlyshëve. Pra, këlyshët e ku*vës janë racë superiore. Se nga gjiri i tyre dalin burra shteti, biznesmen të shquar, artist të mëdhenj, nëpunës e të tjera e të tjera. Dhe këlyshët e kurvës dinë të lehin, por ata nuk lehin si të tjerët në grup. Ata lehin vetëm atëherë kur janë të bindur se lehja e tyre do të dëgjohet aty ku duhet. Dhe ka këlysh kurvash që lehin vetëm një herë të vetme në jetën e tyre, dhe me atë të lehur ushqehen gjithë jetën, dhe jo me kocka por me thelat e mishit më të mirë të tavës së pushtetit. Epo një kombi të qytetëruar dhe modern i duhen të dyja llojet e këlyshëve për të ecur përpara, por ruajta e ekuilibrit midis tyre është shumë e rëndësishme, se kur kemi shumë dhe pak këlysh kurvash vendi rrezikon që të shkojë në diktaturë, po kur kemi këlysha kurvash po aq sa këlyshë ordiner, atëherë vendi quhet Shqipëri”, deklaroi Malkaj.

Qytetari fal pronën në mes të Tiranës, e jap për Teatrin Kombëtar

Në protestën e artistëve dhe qytetarëve të thjeshtë të Tiranës në mbrojtje të Teatrit Kombëtar fjalën e ka marrë dhe një qytetar i cili deklaroi se Teatri kurrsesi të mos prishet. Madje, duke iu referuar kryebashkiakut Veliaj dhe kryeministrit Rama, u shpreh: “Mos i hëngshin ato lekë!”.Por qytetari në fund të fjalës së tij bëri dhe gjestin e madh fisnik kur deklaroi se kishte një tokë në “mes të Tiranës” dhe do ta jepte për Teatrin. “Tashti e dimë mirë si vidhen pronat në Tiranë, tani ne nuk duhet t’i lëmë ta braktisin këtë pronë, Erion Veliaj me Edi Ramën, këta dy banditë, që nuk pyesin më për njeri në këtë vend, vetëm lekë-lekë, që mos i hëngshin ishalla! Unë kam një pronë në mes të Tiranës, të cilën do të ma vjedhë Edi Rama me Erion Veliajn dhe deklaroj publikisht që e fal për Teatrin, bën qindra mijëra euro dhe i mbledhim lekët për Teatrin, kaq kisha”, tha ai.