Projekti për “Unazën e Madhe”, Afrim Qendro sqaron si do të dëmshpërblehen banorët

843
Sigal

Drejtori i Autoritetit Rrugor të Shqiptarë gjatë një konferencë për mediat foli mbi zbatimin e projektit të ndërtimit të Unazës së Madhe.

Qendro u shpreh se kanë fillura procedurat për të menaxhuar trafikut, duke bashkëpunuar me policinë rrugore.

Ne kemi ditë që po bashkëpunojmë me policinë rrugore. Mbas një konsulte shumë të gjërë dhe me inxhinirët e kompnaive siç e shihni në tavolinë është dhe plani për menaxhimin e trafikut. Ne do të kemi në fazën e parë një trafik me tre korsi kantieri në pjesën e parë në pjesën e pallateve në zonën e Astirt ku kemi një sipërfaqe goxha të lirë dhe kemi shumë më pak pallate. Do të ketë dy risi tek sheshi Shqiponja një gjysëm unazë.

Elementi i dytë nuk do të pengohet trasporti publik dhe do të jetë i kufizuar sipas orareve të shprehur që do tu themi nga ana tjetër do të jetë e ndarë me faza. Gjatë kohës që do të zhvillohet ndërtimi i segmentit ne nuk do të jemi të bllokuar rrugën për asnjë moment. Nga ana tjetër duhet thënë se do të ketë një vështirësi trafiku, por ne kemi marrë të gjitha masat të bëjmë të mundur që qyetarët ta përballojnë më mirë që të jetë e mundur.“- u shpreh Qendro.

Gjatë deklaratës së tij Qendro u ndal dhe tek dëmshpërblimi i qytetarëve, të cilët prej disa ditësh protestojnë, tha se do të bëhen të gjitha vlerësimet e objekteve.

“Ka shumë objekte që nga verifikimi mund të riformatohen. Në këto raste në bazë të ligjit do të bëjmë vlerësim bashkë me qytetarët të objektit, ku do të jepet aprovim që kjo banesë mund të qëndrojë në këmbë, që do të thotë pjesa që preket do të prishet dhe pjesa që mbetet do të vijojë të qëndrojë. Por kjo do të jepet nga inxhinieri. Nuk do të skualifikohet pjesa që mbetet por do të ketë një rivlerësim të godinës nga inxhineri në bashkëpunim me hipotekën”, tha Qendro.