Projektet fiktive në shëndetësi zhdukin 14 milionë euro

402
Janë dy fakte, që zbulojnë dhe bëjnë evident për zgjidhje emergjente, një problem social, madje jetik për shëndetin e mijëra banorëve, por që shteti shqiptar e fsheh me raporte false prej vitesh, duke e deklaruar si të zgjidhur, për rrjedhojë edhe duke bërë letra false për harxhimin e donacioneve të huaja, të cilat në 20 vite kapin shifrën 92 milionë dollarë për pastrimin e zonave me rrezatime, për largimin dhe strehimin e banorëve që jetojnë në këto zona! 
Dy faktet, që vërtetojnë denoncimin e bërë nga “Telegraf”
1. Disa ditë më parë, në gazetën “Telegraf” erdhi në denoncim në emër të 10 familjeve që jetojnë në ish-fabrikën e Qelqit në Tiranë. Në bisedë telefonike me ta, mësuam, se këto familje banojnë në depot e acidit të kësaj ish-fabrike, të cilat i kanë përshtatur për shtëpi, ku jetojnë prej 20 vitesh. Sipas tyre, qeveria ua ka pranuar si “banesa ndërtim pa leje: dhe ua ka përfshirë në proces legalizimi. 
2. Pesë ditë më parë, u vërtetua e konfirmua përfundimisht e botërisht, “krimi ndaj shëndetit” i konstatuar dhe i denoncuar më se 2 vite më parë nga gazeta “Telegraf”, i cili vetë-bëhet prej afro 12% të familjeve shqiptare në krejt territorin e vendit. Sipas raportit investigues të hartuar e të konkluduar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), në Shqipëri rezulton se janë 110 mijë e 324 familje që jetojnë, punojnë e ushqehen prej më se 20 vitesh në zona, toka, troje, objekte e mjedise me përmbajtje, ndikime dhe veprime rrezatimesh të rrezikshme të çdo lloji, niveli e kategorie. 
Raporti i OBSH/110 mijë familje në Shqipëri jetojnë ende në “qendra” rrezatimi 
Raporti Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për zonat bartëse dhe të prekura prej rrezatimeve përpara vitit 1990 dhe të krijuara pas vitit 1990, rezulton se është ky: Mbi 110 mijë familje në 35 zona Shqipëri, jetojnë ende në qendra e vatra me përmbajtje rrezatimi, me rrezik, që :”vrasin” shëndetin, jetën, ujin, bimët, ajrin dhe prodhimet bujqësore e blegtorale. Sipas informacionit, një kopje e raportit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) i është dërguar kryeministrit, një kopje ministrit të Shëndetësisë, një kopje Zyrës së Mbrojtjes nga rrezatimet dhe një kopje i është dërguar ekskluzivisht BE, prej të cilës “pastrimi i zonave me rrezatim dhe evadimi i banorëve prej tyre” është vendosur si kriter i pa negociushëm integrimi, shoqëruar me 42 milionë euro fonde rehabilitimi për këto zona! Po ky krim mjedisor, ushqimor, shëndetësore e jetik nuk është eliminuar, madje harta e tij po zgjerohet me shtim popullsie, shërbimesh e prodhimesh të kultivuara prej familjeve që banojnë këto zona “helmi”. Këtë krim social, me pasojë rrezikun për shëndetin dhe jetën e 110 mijë e 324 familjeve, ose të afro 459 mijë njerëzve e ka lejuar shteti si të mbartur prej ish-pushtetit të përpara vitit 1990 që kishte ngritur qendra prodhimi e edhe industri përpunuese lëndësh e plehrash kimike, qymyri, kromi, bakri e nafte brenda dhe pranë qendrave të banuara. Por një numër i madhe familjesh në nevojë për strehim, si dhe shumë të tjera që prej papunësisë e varfërisë braktisën zonat malore dhe u vendosën në qytete, gjetën si mundësi jetese strehimin në ish-ndërmarrjet e mbyllura e të tjetërsuara në gërmadha, pjesë të të cilave i përshtatën si “lagje banimi”, prodhimesh e shërbimesh. Ky fenomen nuk u eliminua, madje as u frenua qysh në përmasa të vogla, por u lejua dhe vazhdon të lejohet prej shtetit, duke u zgjeruar masivisht e për më tepër edhe duke mos u trajtuar për zgjidhje. 
Ministri Beqja ka mashtruar 5 herë OBSH dhe BE: “Kemi pastruar zonat me rrezatim” 
Sipas raportit të BE e cila përveç informimit të institucioneve përgjegjëse shqiptare, ka “spiunuar” edhe në BE, zbulohet skandali që në 15 vitet e fundit, BE dhe OBSH kanë vendosur si kusht pastrimin e këtyre zonave të banimit ose pranë zonave të banimit me rrezik për shëndetin, ujin, prodhimet, por në 5 raportime që ka ministri i Shëndetësisë Ilir Beqja bërë në 3 vitet e fundit në emër të Shteti Shqiptar, ka mashtruar OBSH-në dhe BE-në, duke informuar sikur ky “krim mjedisor, shëndetësor, jetësor masiv është eliminuar në masën 90%, me pastrim 100% të zonave të ndotura nga mbetje kimike, industriale e urbane dhe duke evaduar 80% të familjeve nga këto zona me përmbajtje e ndikime rrezatimi”. Fakti është ndryshe dhe madje më problematik si rrezik dhe si përfshirje popullate: Nuk janë pastruar as 2% e këtyre zonave, ndërkohë që me projektet me vlerë afro 150 milionë dollarë të akorduara nga bota në 20 vite dhe 14 milionë euro në 3 vitet e fundit, prej shtetit nuk është evaduar asnjë familje nga këto zona. Por që duke bërë letra fiktive për gjoja “përdorim dhe rezultate efiçente” të 14 milionë eurove të ndara në 6 projekte OJF-sh…! Sipas të dhënave që disponon gazeta “Telegraf”, nga afro 500 “lagjet e banimit” që kanë ngritur në 35 zona nëpër ish-ndërmarrjet industriale, në troje e toka me përmbajtje dhe ndikime rrezatimi, nga këto zona janë larguar vetëm 23 mijë e 768 familje që kanë ikur në emigracion, kanë ndërtuar, ose kanë blerë banesa në qytete e në zona të tjera! Këto banesa nuk janë “izoluar” e asgjësuar nga shteti, por ish-poseduesit i kanë shitur tek familje të tjera në emergjencë strehimi, apo që kanë “zbarkuar” brenda tyre! Pikërisht këtë fakt të rëndë ka “spiunuar” OBSH tek BE, duke i konfirmuar se ministri Ilir Beqja ka mashtruar në emër të Shtetit Shqiptar me raportin “Kemi pastruar zonat me rrezatim dhe kemi evaduar faljet prej tyre”, duke përlarë fondet në miliona euro të “racionuara” e maskuara me disa veprimtari fiktive të disa OJF-ve që janë pronë e familjarëve të shtetarëve, sepse realisht nuk është bërë asnjë rehabilitim e asnjë pastrim zone me rrezatim dhe nuk është evaduar prej tyre asnjë person, mbasi në 35 zona është konstatuar mbi 110 mijë familje jetojnë ende në këto “pellgje” rrezatimesh. 
Kundërshtuam armët kimike të Sirisë, nuk pastrojmë helmet e ish-industrisë që kanë mbushur 35% të territorit
U përshëndet protesta popullore dhe vendimi i qeverisë “Rilindja” për ndalimin e futjes dhe asgjësimit në Shqipëri, të armëve kimike të Sirisë. Duke deklaruar këtë kundërshtim, kryeministri Rama pranoi publikisht se në Shqipëri ka 35 zona të tej ngarkuara e të rënduara ekstremisht me rrezatime të trashëguara nga ish-industria e përpara viteve 1992, por edhe të krijuara në 23 vitet e fundit prej koncesioneve, industrive, veprimtarive prodhuese e të shërbimeve që janë shtuar e janë lënë jashtë kontrollit, monitorimit, trajtimit, rehabilitimit, parandalimit, bllokimit dhe ndëshkimit të tyre prej institucioneve zyrtare mjedisore. Kur ka seminare ndërkombëtare, “recitohen” disa citate në lidhje me këtë rrezik. Por, nuk përmendet e madje fshihet i vetmi rrezik që prej 23 vitesh vazhdon të “vrasë” gradualisht e pa zhurmë shëndetin, ushqimet, ujin dhe jetën e mbi 110 mijë familjeve që jetojnë në 35 zonat me rrezatim. Kujtojmë, që numri 110 mijë familje është i barabartë me 14% të numrit total të familjeve që ka Shqipëria! Pas programit qeverisës politikë të vitit 1992 e në vazhdim “ekonomia zero”, brenda 3-4 vitesh u bë mbyllja, asfiksimi dhe kthimi në gërmadha i ish-ekonomisë socialiste, të cilat u pushtuan e u blenë në “tregun e zi” prej familjeve të pastreha dhe prej të ardhurve nga zonat rurale si kombinate tekstili e mekanike, metalurgjike e kimike, mjedise minierash kromi, ish-laboratorë e depo lëndësh kimike e lëndësh shpërthyese, rafineri bakri e qymyri, kombinate druri, inertesh e ushqimesh, njësi shërbimesh, uzina, fabrika e qendra prodhimi. Pikërisht këtë fakt të fshehur prej shtetit e të raportuar 5 herë si “të zgjidhur përfundimisht” prej ministri Ilir Beqja e ka dekonspiruar dhe raportuar 5 ditë më parë OBSH, duke ia bërë prezent BE. 
Sigal