Prof.Paskal Milo: Heshtja e ambasadorëve perëndimorë tregon edhe dështimin e tyre. Diplomatët të flasin drejtpërdrejtë

294
Sigal

 

“PS ka kundërshtuar me forcë hapjen e listave, për të mbërritur sot në një formulë që mes rreshtash i shërben interesave të partisë”, – kështu e ka komentuar Kreu i PDS, Paskal Milo, formulën për hapjen e listave të paraqitur nga Partia Socialiste. Aleati politik i Kryetarit të PS-së, Paskal Milo, dje ka kritikuar draftin e ri të PS-së që që iu dërgua Kuvendit për miratim, ndërsa  thotë se ambasadorët nuk kanë dashur të ndërhyjnë,  sepse  presin  ODHIR-in  të flasë në emër të gjithëve. Paskal Milo:  “Unë nuk e kuptoj pse ndërkombëtarët po heshtin. Deklarata e ambasadorit britanik ishte diplomatike. Duhen deklarata të drejtpërdrejta. Me qëndrimet që po mbajnë këto ditë, duket që po e lënë në rrjedhje të lirë, ose ndoshta do ndërhyjnë në momentin e fundit dhe pastaj bëhen ndryshime brenda natës. Unë mendoj që ndoshta ambasadorët po mbajnë këtë qëndrim, sepse presin ODHIR-in  të flasë në emër të të gjithëve. Para disa muajsh listat e hapura nuk i kërkonte askush nga dy partitë e mëdha, ndërsa PS i kundërshtonte me forcë. U duk sikur bënë një kthesë, por ishte me hile. Ishte për të ardhur te kjo formulë që ka paraqitur tani Partia Socialiste”,  -tha Milo dhe shpreh se me qëndrimin që po mbajnë të dyja palët, duket sikur ata po bëhen gati të shkojnë në zgjedhje me formulën e socialistëve, pasi sipas tij, si Ramës ashtu edhe Bashës u intereson të përpilojnë lista favorite me njerëz të besuar. “Unë habitem se si përpiqen ta mashtrojnë shqiptarin në dritë të diellit. Kaq keq ka arritur, sepse ose i marrin shqiptarët për budallenj. Thuhet se ka lista të hapura. Por listë e hapur do të thotë se kandidatët nga 1 te 25 janë të barabartë në garë. Po si qenka e hapur kur nga 1 deri te 18 listën e bën kryetari dhe madje këta nga 18 te 34 mund të marrin vota më shumë se 18 të parët por nuk mund të bëhen deputetë? Ata po bëhen gati të shkojnë në zgjedhjet me formulën e PS-së. Të dyja palëve u intereson të listojnë në lista njerëzit e vet dhe të tjerët i lë të përplasen me njëri-tjetrin”, –  u shpreh Paskal Milo.