Prof. Kristaq Kume: 6 marsi, alarm për ndryshimin e klasës politike

 

Alarm për të gjithë klasën politike e ka cilësuar ish-kreu i KQZ-së Kristaq Kume procesin e pjesshëm zgjedhor të 6 marsit. Ai tha se shoqëria e ka të domosdoshme të ristrukturojë klasën politike dhe jo për të zgjidhur problemet e një subjekti politik.

Sigal

“Mënyra sesi u soll elektorati në këtë proces ka dhënë një sinjal të perceptueshëm dhe duhet të mbahet parasysh nga ta që bëjnë politikë dhe duan mandate për të na qeverisur. Jemi në kushtet kur duhet të angazhohemi mirë jo për të zgjidhur problemet e një subjekti politik të caktuar si PD por të tërë klasën politike. Shoqëria shqiptare ka të shtruar kërkesën për ristrukturim të energjive që ka rezultat formimin e klasës politike. Kemi nevojë për alternativa të reja dhe jo për të dëgjuar të njëjtat gjëra. Asnjëra nuk arriti të prodhojë frymë. Ky proces i pjesshëm zgjedhor i zhvilluar në kushtet e një situatë politike si opozita e vendit dhe mazhoranca kapërceu objektivin kryesor të tij dhe dha sinjale për të gjithë ne. Shoqëria e ka të domosdoshme të ristrukturojë klasën politike kemi nevojë për subjekte që prodhojnë frymë”.