Prof.Dr.Tritan Shehu: Shqipëria është ‘nën Grusht Shteti”

350
Sigal

Prof. Dr. Tritan Shehu: Z. President, Shqipëria është “nën Grusht Shteti”!

Tashmë vendi është nën pushtetin e “Grushtit të Shtetit”, që po konsolidohet duke na çuar nga autokracia në diktaturë. Sa vite ka Shqipëria pa Gjykatë Kushtetuese, pa Gjykatë të Lartë, a nuk mjaftojnë këto për të definuar një “Grusht Shteti”?! A nuk është Shqipëria me një Parlament monist antikushtetues me vetëm 122 prej një viti, kur në çdo demokraci do të mjaftonte vetëm një ditë e tillë për përshpërndarjen e tij e kalimin në zgjedhje, nëqoftëse nuk do të ishim nën “Grusht Shteti”?! A nuk ka Shqipëria një Qeverisje Vendore “të klonuarish”, të “votuar” nga më pak se 15% e popullsisë në një proces antikushtetues, që do ishte e mjaftueshme edhe në autokraci për të shkuar në zgjedhje vendore, përveçse nën “Grusht Shteti”?! A nuk u zëvendësuan ligjet demokratike me disa “Dekrete normative” larg parimeve të familjes sonë europiane, si nën çdo “Grusht Shteti!? A nuk është Shqipëria i vetmi vend Perendimor, ku në bazë të këtyre akteve Policia e një “Grushti Shteti”, mund të dhunojë qytetarin, banesën e tij, mjetin, pasurinë e tij pa mandat të drejtësisë, kur dhe në diktaturën komuniste nuk ndodhte kjo pa ndonjë paçavure të firmosur e vulosur!? Dhe diçka, a nuk është braktisja masive që po i bëhet Shqipërisë nga qytetarët e saj, një tipar për vendet nën “Grusht Shteti”?! Z. Meta, të themi të vërtetën, Shqipëria është tashmë nën një “Grusht Shteti”, dhe ai “Grusht Shteti” mund të frenohet e “groposet”, vetëm nëqoftëse perceptohet e përballet si i tillë nga qytetarët e vendosur.