Prof. Dr. Kastriot Islami: Rama në Moskë mashtrues dhe tinzar

399
Sigal

Prof. Dr. Kastriot Islami, ish ministër i Jashtëm

Moska duket e ka shumë të qartë se Rama është një polikan i paaftë e papërgatitur, tinzar e hileqar dhe gënjështar e mashtrues dhe këtë sjellje e kryen me të gjithë thjesht për të përfituar për karriken e pushtetit të tij personal

 

Rama në Moskë injorant lëpirës  e mashtrues tinzar…

 

Jakup B. GJOÇA

Prof. Dr. Kastriot Islami, ish ministër i Jashtëm në intervistën për gazetën “Telegraf”  në analizën që i bën vizitën së Edi Ramës në Rusi, shprehet se në Moskë, e kanë shumë të qartë se çfarë përfaqëson realisht Edi Rama, prandaj e injoruan dhe Putini nuk denjoi ta takonte. Prof. Dr. Islami thotë se Edi Rama në Moskë u soll si hileraqar dhe tinzar, aspak si diplomat, e ca më pak si President i OSBE-së.

 

Prof. Islami, Rama ishte në Moskë dhe nuk u takua me Putin sic kishin trumbetuar mediat pranë tij javë më parë, por vetëm me Lavrov; si shpjegohet?

Duket se në Moskë e kanë shumë të qartë se çfarë përfaqëson realisht Edi Rama, pavarësisht përpjekjeve të tij kolosale për t’u hequr ndryshe dhe mbi këtë bazë për të takuar Putin. Thënë ndryshe, Moska duket e ka shumë të qartë se Rama është një polikan i paaftë e papërgatitur, tinzar e hileqar dhe gënjështar e mashtrues dhe këtë sjellje e kryen me të gjithë thjesht për të përfituar për karriken e pushtetit të tij personal. Pra mesa duket Putin nuk ka dashur të bëhet pis me një personazh të tillë të ndotur dhe që e dinte shumë mirë se po kërkontë për t’u futur në Kremlin thjesht për t’ju lëpirë e servilosur duke u hequr lider global e bërë fotot e rradhës siç bëri më ministrin e Jashtëm rus Lavrov që në të vërtetë ja përplasi në fytyrë të gjitha hilet e gjënjështrate tij tinzare. Pra në Moskë Rama mori përgjigjen e merituar si një lojtar injorant që përgatitet vetëm për një lëvizje pra që di të luajë vetëm lojën dam dhe as ka haber nga shahu.

Cili mendoni se ishte qëllimi i vizitës se tij në Moskë?…

Po të analizohet e gjithë vizita dhe konferenca e shtypit rezulton se Rama kishte vajtur në Moskë, me maskën e kryetarit të Presidencës së OSBE, por në fakt për t’u jargavitur dhe lëpirë si një “djalë i kastruar” duke u përbetuar se ishte gati të bënte gjithçka për vendosur, për herë të parë pas Stalinit, marrëdhëniet me Moskën. Madje, thuhet se kishte bërë shumë përpjekje që të gjithë këto jargavitje e lëpirje tja bënte direkt Putinit në zyrën e tij në Kremlin por që u detyrua tja bënte Lavrovit që i dha përgjigjen e merituar duke i dhën një shuplakë të fortë para publikut.

Por përse përdorni këto cilësime për Ramën?…

Fillimisht më duhet të sqaroj nëse Rama e kishte lexuar apo jo dosjen e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Federatës Ruse, apo luante tinzarin e hileqarin sikur nuk e kishte lexuar atë, ndonëse jam i bindur se Ministria e Jashtme ja ka dërguar dosjen e mmarëdhënieve Rusi-Shqipëri, përndryshe ky do të ishte një skandal  historik….Por këtë përgjigje duhet ta japë vetë Rama, duke zgjedhur të pranojë nëse para Lavrovit luajti rolin e injorantit e idiotit, apo të hileqarit e tinzarit? Zgjedhje tjetër nuk mund të ketë…Unë mendoj se janë të dyja, të cilat ai ka demostruar edhe herë të tjera, për cështje të tjera. Prandaj vendosa edhe këto dy cilësime për të.

Përse thoni që Rama është hileqar e tinzar?

Sepse, si hileqar dhe gënjeshtar i thotë Lavrovit nga njëra anë “se kam ardhur në Moskë për ta cilësuar Rusinë vënd mik duke rivendosur bisedat telefonike që janë ndërprerë që nga koha e Stalinit” dhe nga tjetër bën sikur nuk e di që ka një dokument të parafuar mes Rusisë e Shqipërisë, të formosur nga Lavrov gjatë vizitës së tij në Tiranë në dhjetor 2004. Pra, thënë ndryshe Rama thotë se “…kam ardhur në Moskë për të rifilluar gjithçka aty ku e ka lënë Stalini dhe nuk di asgjë se c’është bërë më parë…”. Por Lavrori, me shumë eksperiencë e i pajisur (normalisht) me njohuri të plota për dosjen e marrëdhënieve Shqipëri-Rusi i thotë se “nuk fillon historia me ty”, sepse “unë kam qënë në Tiranë në 2004 si ministër i Jashtëm dhe kam parafuar Traktatin e Miqësisë (një dokument parimesh e deklarimesh reciproke për bashkëpunim e paqe) mes dy vëndeve…” duke i bërë të qartë se “…ti si Kryeministër i Shqipërisë, që nga 2013, pra për 7 vjet rrjesht deri në 2020, e ke lënë në sirtar këtë dokument dhe sot më jargavitesh këtu në mes të Moskës për marrëdhënie mes vendesh mike…??!!”. Pra në këtë aspekt Rama rezulton tinzar e hileqar, sepse nga njëra i jargavitet homologut rus se është i gatshëm për marrëdhënie miqësore kurse nga ana tjetër hiqet i paditur ndërkohë që ka lënë në sirtar një dokument që ose s’e di se ekziston ose bën sikur s’e di që është në MPJ. Kjo ishte një shuplakë që Rama tentoi ta tejkalonte si zakonisht me një batutë, por që Lavrov iu kundërpërgjigj qetësisht duke i thënë “pyet, pyet përkthyesen…”, pra duke i evokuar Ramës historitë e vjetra të ngatërresave me përkthyesit.

Po përse Rama e sulmoi kryetarin e opozitës Basha në Moskë?

Kjo është një sjellje tipike dhe frekuente e Ramës sa herë kapet mat duke gënjyer e mashtruar. Për më tepër, gjithnjë kur ai kapet gafil fajin ja kanë të tjerët dhe veprimet e tij tinzare e hileqarë përpiqet t’i maskojë me sulme ndaj të tjerëve, në rastin konkret ndaj kryetarit të opozitës, i cili nuk ka asnjë lidhje me këtë çështje. Thënë ndryshe, Rama qëllimisht bëri sikur nuk e kuptoi se çfarë i thoshte Lavrovit, duke kërkuar djallëzisht të shmangte vëmendjen nga poshtërsitë e tij tipike, duke tentuar të implikonte kryetarin e opozitës në mënyrë diabolike që publiku dhe media të bëheshin lëmsh. Por Lavrov duket se ishte shumë i qartë edhe për lëpirjet e tij tipike, edhe për sjelljet e tij prej tinzari të rëndomtë, duke i bërë me dije se “ti nga njëra anë më kërkon të vendosim marrëdhënie miqësore, kurse nga ana tjetër ke harrruar në sirtar për 7 vjet, nga 2013 deri në 2020, një marrëveshje që është parafuar në 2004???!!! ….”.

A ishte kjo hera e parë e takimit të Ramës me Lavrov?

Nga të dhënat e medias rezulton se Rama është takuar me Lavrov sapo është bërë Kryeministër në vitin 2013 në Nju Jork, në momentin delikat kur diskutohej çështja e sjelljes në Shqipëri e armëve kimike nga Siria. Edhe kjo harresë duket djallzore e diabolike, gjë për të cilën Rama asnjëherë nuk është deklaruar dhe gjithnjë është përpjekur ta mbajë të fshehtë e të mos e bëjë publike.

Edi Rama me cilësinë e Kryetarit të OSBE-së, pas takimit me ministrin e Jashtëm Lavror në Moskë, u zotua se do të punojë fort që të zgjidhë konfliktin Ukrainë – Rusi. A i ka kapacitetet diplomatike Edi Rama për të lobuar për të zgjidhur të tilla konflikte ndërkombëtare?

 – Po të kemi parasysh dështimin e plotë të vizitës së tij në Moskë, por edhe gjetiu më parë, nuk ka më asnjë dyshim se Rama do të vazhdojë të sorollatet deri në fund të vitit 2020 si kryetar i Presidencës së OSBE vetëm duke bërë turizëm e bërë foto për të cilat konsumon shumë kohë e investon shumë përkujdesje. Ky ka qënë edhe synimi i pranimit të presidencës së OSBE nga ana e tij.

A nuk është ironi diplomatike, që një Kryeministër si Edi Rama, të pretendojë se do të përçojë një mision paqeje të OSBE, ndërkohë, që si ai është shkaku i konflikteve të tejskajshme politike në Shqipëri, akuzohet për manipulim dhe vjedhje të zgjedhjeve, bërjen e zgjedhjeve pa opozitë?

Kjo nuk është thjesht ironi e paradoks diplomatik, por është një damkë turpi për çdo shqiptar, të cilët do të mund ta shlyejnë vetëm kur ta shporrin dhe ndëshkojnë Ramën së bashku me bandën e hajdutëve dhe kriminelëve të Rilindjes.

– Faleminderit!