Prof. Dr. Kastriot Islami: Mbyllja e koalicioneve dhe ngrirja e listave godet pluralizmin. Ja si do shpërndahen mandatet me Kodin e ri

Mbyllja e koalicioneve dhe ngrirja e listave janë kundër partive të reja

Prof. Dr. Kastriot Islami

Sigal

Gjithë zhurma që bëri opozita fasadë në parlament, apo më saktë disa kokrra të saj sharlatane, u mbyllën sot më turp. E gjithë kjo “shërrnajë” e tyre ishte në rastin më të mirë, thjesht për t’i rritur pazarin Ramës, pra për të marrë “rryshfet” sa më të madh nga “kryesharlatani” që ishte ndërkohë edhe krijuesi i “opozitës fasadë”. Shpresoj që kjo që po deklaroj të mos jetë e vërtetë. Fakti që kjo “shpurë” e diskretituar në parlament, jo vetëm nuk ka pasur asnjë reagim serioz pas miratimit nga Rama të projektit të tij, por thjesht ka luajtur teatrin e mirëkuptuar me të dhe madje një pjesë e tyre i kanë votuar tinëzisht këto ndryshime, të le të mendosh se ky ishte një përfundim i pritshëm, racional, i saktë dhe i vërtetë. Pavarësisht zhurmës lehaqenase të porositur nga Rama për disa nga “aktorët” e opozitës fasadë. E ardhmja do ta provojë me siguri matematike këtë që po them!

 

Mos u merrni me asnjë ambasador

Duhet t jemi t qet dhe t kthjellt. Me votimin e djeshm Rama bri poshtërsin e rradhs q tregon frikën e tij t madhe e dobësinë e tij ekstreme. Rama ka dal jasht kontrollit t t gjith qytetarve, nuk po flas edhe t miqve perndimor. Megjithat mos u merrni me asnj nga ambasadort. Kjo sht vetm sfida jon, pr m tepr q tani me ndihmn e marrzive dhe prapsive t Rams sht rritur pr ne t gjith avantazhi moral, sht rritur mbshtetja qytetare, sht rritur revolta dhe dshira pr reagim t fuqishm. Tani Rama ka mik dhe shok t ngusht vetm frikn e humbjes s gjithçkaje pasi ka zaptuar e grabitur gjithçka. Ai ka frik se mund t prfundoj si Markosi n Filipine, apo si Noriega pr t mos thn si Gruevski, sepse kur populli revoltohet dhe del n rrug, t gjith bhen me popullin, t gjith paperjashtim.

 

Kodi i ri Zgjedhor kundër çdo partie të re

Gjithçka ka hartuar, deklaruar dhe po miraton Rama përsa i përket ndryshimeve në sistemin zgjedhor, janë jo vetëm antidemokratike e antipopullore, por mbi të gjitha kundër motivimit masiv dhe pjesëmarrjes në zgjedhje të partive të reja. Ndryshimet janë qartësisht e në thelb shkatërrimtare të partive të reja, ose më saktë, janë qartësisht kundër futjes së partive të reja në politike, kundër rolit të tyre për të shkatërruar establishmentin e partive të mëdha e tradicionale.

 

Fajtori i vetëm Rama, i mashtroi të gjithë

Përgjegjësinë më të madhe dhe kryesore e ka Rama, që duke vepruar në mënyrë të njëanshme e tinzare i ka mashtruar të gjithë, madje në sytë e publikut ka nxjerrë bllof edhe e ka bërë qesharake edhe opozitën fasadë. Çdo tentativë për të përfshirë opozitën e vërtetë në konceptimin, hartimin dhe miratimin e kësaj poshtërsie historike, është e diabolike dhe do të dështojë me siguri. Publiku duhet të mbajë mend mirë se në miratimin e kësaj poshtërsie, ka qenë pjesëmarrëse, haptas apo tinëzisht, është edhe një pjesë opozitës fasadë apo anëtarë sharlatanë të saj që kanë përfituar eventualisht “dhuratat” më të majme nga kryesharlatani, madje edhe ndonëse disa prej tyre prej tyre kanë bërë teatrin e votimit kundër reformës, sepse vota e tyre nuk ka qënë e domosdoshme, dhe duke votuar gjoja kundër, do të mund ruhej faqja e tyre e ndotur në sytë e publikut.

 

Reformë Zgjedhore kundër pluralizmit parlamentar

Po shpjegoj më poshtë në mënyrë sistematike përse ndryshimet e bëra nga Rama dëmtojnë rëndë shfaqjen e partive të reja anti-establishment duke qenë në realitet kundër pluralizmit dhe pritshmërisë qytetare për të votuar parti të reja dhe diktuar në përbërjen e parlamentit e të qeverisë

 

Bllofi i uljes së pragut

Së pari, po e filloj nga pragu, që nga 3 përqind u ul në 1 përqind. Ky ishte një bllof, apo tallje që nuk ka asnjë vlerë reale për partitë e reja, sepse konkurimi bëhet në nivel qarku dhe çdo parti e re do të përballet me pragun “natyral’ që ekziston në çdo rast në nivel qarku. Dhe që përqindja e tij e të cilit varet nga madhësia e qarkut. Në vota ky prag është pothuajse i njëjtë në çdo qark, i barabartë me numrin e votave për një mandate, që është rreth 20000 mijë shumëzuar me përqindjen e pjesëmarrjen në votime në qarkun prkatës (shifër që lëviz nga 50-53 %) që do të thotë se për të fituar një mandat në çdo qark do të duheshin mbi 10,5-12 mijë vota. Kurse në përqindje, kjo madhësi do të ishte në Kukës (qarku më i vogël me 3 mandate) jo më shumë se 33 përqind. Në Fier (me 16 mandate) jo më shumë se 6,7 përqind. Dhe në Tiranë (me 36 mandate) jo më shumë se 2,8 %. Ulja e pragut nga 3 % në shkallë kombëtare ishte një lojë e Ramës, ose për të ulur nivelin e “ulritjes” së sharlatanëve të opozitës fasadë ose për t’i paraqitur ata si fitimtarë në betejën “konstruktive” me Llukashenkon shqiptar, ndërkohë kjo do të shitej edhe si një mësim/pësim për opozitën destruktive jasht parlamentit që tenton të realizojë me “ultimatum”, por pa sukses fitore përballë “diktatorit”. S’po e zgjas më me këtë bllof të shëmtuar që besoj e kuptojnë të gjithë, qoftë edhe më naivët, që është kundër partive të reja.

 

Heqja e koalicioneve parazgjedhore zhbën balancimin elektoral

Së dyti, heqja e mundësisë së konkurimit të partive të reja me koalicione, qoftë edhe duke mundësuar bashkimin eventual të partive të reja anti-establishment me njëra tjetrën në koalcione anti-establishment, i vendos partitë e reja në kushtet të disfavorshme përballë partive të mëdha. Sepse partitë e reja në këto rrethana, nuk kanë më asnjë interes, apo nxitje, për t’u bashkuar mes tyre përballë partive të mëdha tradicionale, që kanë jo vetëm përmasa të mëdha, organizime të konsoliduara, por edhe mjete të shumta. Pra prishja e koalicioneve nuk është vetëm kundër partive të vogla e të vjetra, por disfavorizon në ekstrem partitë e reja, sidomos ajo që është vrastare për partitë e reja në këtë lloj konkurimi, është aplikimi i formulës d’Hondt që përkthen votat në mandate, sepse kjo formul favorizon partitë kryesore tradicionale dhe duke filluar nga partia e tretë i defavorizon, ndërkohë që partitë e reja i dërmon fare.

 

Lista hermetikisht të mbyllura

Së treti, dhe kjo është më e rënda. Formula e Ramës për të “ngrirë renditjen” në listën e deputetëve është e poshtër, sepse ajo shitet si “listë e hapur” dhe nga ana tjetër “ajo është praktikisht e mbyllur”, pra një mashtrim i trashë që qytetarët do të ndjejnë vetëm pasi zgjedhjet të kenë përfunduar dhe të shikojnë se kanë hedhur votat e tyre për listën e Ramës, të përbërë nga po ato fytyra të urryera e të neveritshme. Disa prej tyre do të habiten pas “pilafit”, por do të ishte shumë vonë! Kurse për partitë e reja kjo “formulë” është teorikisht dhe praktikisht e mbyllur, ajo është dërmuese për partitë e reja. Partitë e reja do ta kenë të pamundur të motivojnë më shumë se 1-2 kandidatë në listat e tyre në seicilin nga 12 qarqet. Sepse duke filluar nga kandidati i dytë, i renditur në listën e partisë së re, shansi për të ndryshuar renditjen, pra për të zhvendosur të parin në listë është teorikisht e praktikisht zero. Kështu do të ishte pothuajse e pamundur që çdo parti e re të motivonte më shumë se 1 kandidat në çdo qark. Kjo do ta bënte të vështirë veprimin e partive të reja për të thyer establishmentin sepse në çdo qark kandidati i parë i çdo liste të partisë së re, do të gjendej i vetëm përballë makinerisë së partisë tradicionale të establishmentit.

 

Shkatërrimi i establishmentit

Sidoqoftë, kjo poshtërsi, tregon frikën e madhe të Ramës e dobësinë e tij ekstreme, prandaj partitë e reja s’duhet të ligështohen, përkundrazi, ato duhet të angazhohen më fuqimisht në shkatërrimin e establishmentit. Sfida e tyre është bërë më e vështirë por jo e pamundur, sepse është rritur avantazhi i tyre moral dhe me shumë gjasa edhe mbështetja qytetare.