Prof. Dr. Elmaz Sherifi/ Tërmeti “shkundi” edhe politikanët. Kryeministri njohu edhe institucionin e kreut të shtetit dhe opozitën

484
Sigal

Prof. Dr. Elmaz Sherifi: Tërmeti “shkundi” edhe politikanët!

Tërmet, tërmet ishte shprehja që përdorej nga qeveritarët në zgjedhjet lokale të Dibrës, si humor politik. Po me tërmetet reale, nuk ka humor, por, tmerre të shoqëruara me “shokun psikologjike” dhe humbjet më të mëdha njerëzore e dëme të jashtëzakonshme, që ende nuk janë identifikuar !
Tërmeti “shkundi” edhe politikanët !
Kryeministri njohu institucionin e Kryetarit  të Shtetit, të cilin e identifikonte me një ISIS, por u “bind” se kishte gabuar, prandaj i shkoi edhe në Presidencë! Kryeministri njohu edhe opozitën reale dhe e ftoi për bashkëpunim!
Tërmetet detyruan kryeministrin të bëjë mbledhje të qeverisë me transmetim direkt të ERTV! Tani mbledhjet janë të përditshme e të bezdisshme, sepse nuk duhet propagandë, por punë intensive për të evidentuar “gjëmën” që krijoi tërmeti! Evidentimi është hapi i parë i qeverisë dhe i Vetëqeverisjes vendore njëngjyrëshe, e cila me sa u pa, tani nuk ekziston, por komandohet nga kryeministri, i cili urdhëroi të rikthehen kuajt për administratorët dhe evidentimi i pasojave sipas kryeministrit do të bëhet online me kompjuterë nga të dëmtuarit!
Kur ende nuk dihet se çfarë dëme janë krijuar, deklarohet se do ndërtohen 10 mijë apartamente!
Tërmetet gjetën “zbuluar” shtetin me mungesën e Emergjencës Civile.
Tërmeti duhet të ndryshojë strukturën e qeverisë, duke rikthyer Ministrinë e Ndërtimit, me të gjitha institutet e saj që garantojnë ndërtime me standardet e Eurokodit.
Situata katastrofike nuk përballohet as me propagandë dhe as me Komitete që “konkurrojnë” për administrimin e fondeve që mund të sigurohen nga ndihmat e donacionet. Mungesa e besimit për kapërcimin e situatës së jashtëzakonshme është e madhe, pasi nuk janë bërë ende ndërtimet në fshatrat e Korçës, i cili ka gjashtë muaj që ka rënë, por banorët janë ende në çadra.
Pasojat do eliminohen kur të hesht politika dhe të flasin ekspertët!