Prof. Dr. Elmaz Sherifi: Rama-Basha, dueli i dekadës!

196
Sigal

Më 2009 Rama hyri i vetëm në zgjedhjet parlamentare, si në këto të 25 prillit dhe pretendoi se do të mundëte treshen, Berisha, Nano, Meta. Sa mbaroi procesi i votimit bëri konferencë Shtypi dhe deklaroi se zgjedhjet parlamentare ishin të standardeve ndërkombëtare dhe u vetëshpall fitues i tyre. Kur KQZ e shpalli humbës, doli me parrullën “hap kutitë ose largohu”! Nëse nuk e besoni, medjat televizive le të risjellin kronikën e kohës. Në 2011 Rama u vu ballë për ballë me Bashën në zgjedhjet vendore të Bashkisë Tiranë. I humbi edhe ato. Në zgjedhjet parlamentare të 2013, pasi e kuptoi, se pa aleancë me Metën, nuk i fitonte zgjedhjet, bëri koalicion dhe erdhi në pushtet. Në bashkëpunim me të hyri edhe në zgjedhjet vendore në 2015 dhe i fitoi ato. Në 2017 dhe në zgjedhjet e qeverisjes vetëvendore më 2019 po thuaj ka konkuruar me veteveten. Zgjedhjet parlamentare të 25 prillit janë testi real i fuqisë së tij politike. Tani është i vetëm ballë për ballë me Bashën, por në prezantimin e kandidatëve për deputetë, bën krahasime mes kandidatëve, por, artisti Rama, nuk ka kurajo të bëjë krahasimin e tij me “artistin Basha”. Pse hiqet se është pa konkurent? Mesa kuptohet, i jep kurajo vetes dhe e ndjen se do i iki “timoni nga dora”. A duhet ta rimarr timonin Rama?  Nuk e besoj, sepse, duket tepër i lodhur, pa frymezim e i kaluar në moshë, ka humbur edhe aftësinë për të bërë aktorin, i shmanget çdo ballafaqimi mediatik dhe ka krijuar një klimë mosbesimi edhe te më optimistët inkurajues. Filozofi surelist i së Drejtës duhet ta dorëzojë timonin, jo pse ka drejtuar shumë keq e nuk ka plotësuar premtimet e bëra e ribëra, por, sepse nuk pranon dështimin dhe mundohet që me propagandë  t’u mbush mendjet militantëve, se është kryeministri më i mirë se të gjithë kryeministrat prej Ismail Qemalit. Ja ku erdhi momenti historik filozof e pas një dekade jeni ballë për ballë me “kandidatin më të dobët” për kryeministër. Përballu me drejtësi e trego sa i fort jeni e mos filozofoni, se nuk keni kujt tja jepni timonin.  Më 26 prill do të mbesni pa makinë e timon!