Prof. Dr. Elmaz Sherifi: Mëkëmbësi axhami!

359
Sigal

Prof. Dr. Elmaz Sherifi, ish-ministër i PS-së dhe ish-kryetari i Komisionit Parlamentar të Ligjeve, me një dozë ironie të thellë shkruan se në krye të ministrisë më të rëndësishme, të Ministrisë së Jashtme, është një axhami, i cili pa përgjegjësi politike, u tha shqiptarëve se ai dhe shefi I tij, kryeministri nuk mund të dorëhiqen pas dështimit të negociatave me BE-në, sepse shqiptarëve nuk u kishin premtuar …hapjen e negociatave, ndërkohë, kryeministri Rama ka thënë që negociatat janë hapur në qershorin e 2018-s. Prandaj, Prof. Dr. Elmaz Sherifi e quan “Mëkëmbësi axhami”.

Prof. Dr. Elmaz Sherifi: Një axhami drejton ministrinë më të rëndësishme. Mëkëmbësi Axhami i trembur nga sjellja politike e përgjegjshme e kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, që dha dorëheqje, pse nuk u hapën negociatat, deklaroi: “Unë dhe shefi im nuk japim dorëheqje, sepse nuk kemi premtuar hapjen e negociatave”. Axhamiu ka të drejtë. Nuk kanë premtuar, sepse kanë deklaruar qe jemi pranuar që në qershor 2018!