Prof. Dr. Arben Malaj: Lulëzimi i korrupsionit minon edhe mirëqeverisjen  

253
Sigal

/Gazeta TELEGRAF

Presidenti Biden e ka vendosur në krye të agjendës së tij  dhe të SHBA-së, luftën kundër korrupsionit dhe kapjes se shtetit. Këto janë dy sëmundjet më të rënda dhe ndoshta më të thellat në SEE dhe aktualisht më kërcënueset në  Ballkan, të cilat  jo vetëm po varfërojne popujt e këtyre vendeve, por dëmtojne rëndë sigurine dhe partneritetet strategjike ne nivel kombetare, evropian dhe  global. Pas anëtarësimit në NATO dhe BE pjesa e pa integruar e Ballkanit Perëndimor (BP),  mbetet pjesa e gjithnjë e më vogël për dhëmbët e mëdhenj e të gjakosur që i janë sulur BP. Në konceptin e “reciprocitetit”, shtetet  me interesa gjeopolitike në BP, si për të shtrirë influencën e tyre dhe  për të dëmtuar aleancat e vendeve të Ballkanit me SHBA dhe BE – do të jenë më aktive  dhe më agresive – në arritjen e objektivave të tyre strategjike.  Njohja e risqeve dhe marrja e vendimeve të drejta gjeopolitike nuk duhet të dëmtohet apo pengohet sado pak nga liderë të korruptuar dhe të kapur.

Në këtë analizë konkludohet se:

  1. Korrupsioni i zyrtarëve të lartë i shërben po aq mirë komprometimit të politikën serbe, mbajtjes ndezur të konflikteve ballkanike, sidomos mosmarrëveshjes Serbi-Kosovë, dhe e lejon Rusinë që të vazhdojë aktivitetet e saj destabilizuese në të gjithë rajonin dhe
  2. Modeli aktual ushqen korrupsionin, për të cilin akuzohet sot Stefanović, dukuri kjo që e përshkon të gjithë rajonin, duke qenë një ndër pengesat më të vështira për përparimin e Ballkanit.
  3. Ky model duhet çrrënjosur, sepse nëse lejohet lulëzimi i korrupsionit, kjo jo vetëm që do të minojë qeverisjen e mirë në Ballkan, por edhe paqen që mezi u arrit në rajon.
  4. Ky, (tolerimi i korrupsionit), do të ishte një çmim shumë i lartë për t’u paguar.