Bujar Nishani: Skandali i nxirjes së imazhit dhe prestigjit të shtetit, me dorëzimin e Flamurit Kombëtar në Lojrat Olimpike

286
Sigal

/Gazeta TELEGRAF

Edi Rama nuk ndalet në skandalet dhe nxirjen e imazhit dhe prestigjit të shtetit, injorimit të rregullave, institucioneve, dhunimit të kodeve, etikës dhe standardeve civile! Kryeministri organizon ceremoninë e dorëzimit të Flamurit Kombëtar dhe përcjelljen në Lojrat Olimpike të ekipit kombëtar të Shqipërisë!

Ekipi shqiptar në Olimpiadë, nuk përfaqëson qeverinë o, të pa turp, por shtetin, Republikën e Shqipërisë!

Në Republikën tonë, shtetin e përfaqëson Institucioni i Presidentit të Republikës.

Kryetari i Shtetit është Presidenti i Republikës, Jo Kryeministri, o të marrë!

Në të gjithë botën edhe në Shqipëri, tradicionalisht e historikisht, ekipi olimpist kombëtar është përcjellë e i është dorëzuar Flamuri Kombëtar, nga Kryetari i Shteti, o të pa moral !

Ilir Meta mund të mos i pëlqejë Edi Ramës dhe Edi Rama mund të mos i pëlqejë Ilir Metës.

Të dy sëbashku, mund të mos i pëlqejnë shumë e shumë të tjerëve, por shteti ka rregulla, ka kode, ka dinjitet!

Kultura e politizimit, kontrollit dhe sundimit monopartiak mbi gjithçka, tashmë është një fakt i kryer në këtë vend.

E majta shqiptare e ka në model, e ka në kulturë, e ka në gjenezë, e ka në formim, e ka në gen monizmin!

As nuk heq dorë e, as nuk di ndryshe, të sillet e performojë!

Trishtuese është se as në këtë rast të turpshëm, nuk reagon askush, të paktën ta denoncojë partinë/shtet, se forca për ta luftuar është zhbërë prej kohësh!

Media hesht, sportistët heshtin, elita hesht, akoma më skandaloze, kur opozita hesht!

Jo thjesht për ceremoninë fyese ndaj shtetit, por për dhunën politike të një sekti, ndaj gjithkujt.