“Prodhimi vendas mbulon 30% të kërkesave”, Kryemadhi: LSI do të ofrojë taksë zero dhe TVSH zero për prodhimet vendase

196
Sigal

Gjatë një takimi më banorët e Papërit në Elbasan, Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi premtoi se LSI do të ofrojë taksë zero dhe TVSH zero për prodhimet vendase.

“Ne sot po diskutonim që prodhimi vendas, si në bujqësi e blegtori, mbulojmë vetëm 30 % të kërkesave dhe 70 % vjen nga jashtë. Kur prodhimet tona bio, janë të kërkuara nga njerëzit ne nuk plotësojmë dot kërkesat tona.”, – tha Kryemadhi gjatë takimit.

Pjesë nga takimi :

Ne sot po diskutonim që prodhimi vendas, si në bujqësi e blegtori, mbulojmë vetëm 30 % të kërkesave dhe 70 % vjen nga jashtë. Kur prodhimet tona bio, janë të kërkuara nga njerëzit ne nuk plotësojmë dot kërkesat tona.

Banor: Ne po e humbim këtë shans me prodhimin bio. Sidomos në gjedhët e imta, që ne kemi qenë model, ne nuk plotësojmë dot as 20 % të këtyre kërkesave.

Kryemadhi: Një nga arsyet që ne duhet të fokusohemi është shitja e produkteve që prodhohen në Shqipëri, Made in Albania, është se i kemi me zero taksë, zero tvsh. Kjo është një ndër mënyrat më të mira për të ndihmuar dhe fermerin dhe për të joshur konsumatorin shqiptar, për të marrë produktet shqiptare. Produktet shqiptare dalin më të shtrenjta se ato të huaja.

Siç ndodh për qumështin e bagëtisë tonë, sepse tregun po e mbyt qumështi maqedonas, boshnjak apo kroat, sepse subvencionohen apo ndihmohen nga politikat e shtetit të tyre dhe ndërkohë ne diskriminojmë dhe nuk e favorizojmë, e gjobisim fermerin apo blegtorin tonë. Kjo ndihet edhe këtu tek ju, tek shpendët.

Banor: Ndihet shumë, tek shpendët po, tek blegtoria që është drejt zhdukjes. Ka qenë shumë e përhapur dhe për 1 vit janë shitur 300 krerë, na thonë veterinerët. Pra është drejt zhdukjes.

Kryemadhi: Ashtu është …

Banor: Subvencionet këtu tek ne thuajse janë zero.