Procesi zgjedhor i LSI-së, Gjosha: Në krye të shumë organizatave do të kemi zonja me përgjegjësi të jashtëzakonshme

249
Sigal

Ish deputetja e LSI-së, Klajda Gjosha ka publikuar në Facebook foto nga procesi zgjedhor i LSI në njësinë 5 në Tiranë.

Gjosha shprehet se është shumë e lutmur qe në krye të shumë organizatave do të ketë zonja me një përgjegjësi dhe vendosmëri të jashtëzakonshme.

Postimi i plotë:

Vazhdojmë me procesin zgjedhor të njësisë 5 në Tiranë. Jam e lumtur që në krye të shumë organizatave do të kemi zonja me një përgjegjësi dhe vendosmëri të jashtëzakonshme. LSI qëndron krah tyre me të gjitha politikat mbështetëse. Vota e një gruaje ka gjithmonë një peshë të madhe për familjen dhe të ardhmen!