Pritje entuziaste në Korçë, drejtuesit e PD i bashkohen ‘Foltores’

247
Sigal

Ish-kryeministri dhe lideri historik i demokratëve, Sali Berisha po pritet me entuziazëm për “Foltoren” e radhës me demokratët e Korçës.

“Foltorja” e Berishës do të mbahet në Kinema Milenum , ku pak para takimit janë mbledhur me qindra simpatizantë. Ashtu si edhe në Foltoret e tjera, krah Berishës do të jenë edhe disa nga figurat më të rëndesishme të PD.

Mësohet se në këtë takim do të jenë drejtues të PD ndër vite, lokal dhe qëndrorë, ish-deputetë dhe deputetë altuale. Takimit do i bashkohen drejtuesit e PD-së lokale.

Sipas burimeve, mësohet se krah Berishës do të jetë, Edmond Spaho, Gjergji Papa, Sorina Koti, Agron Azisllari, Devis Osmani, Eleina Qirici, Ardi Shkëlqimi, Arben Ristani, Tritan Shehu, Klevis Balliu, Flamur Noka etj.