Presidenti shpall listën e konkurruesve si kandidatë për anëtarë të Gjykatës së Lartë

609
Sigal

KLD-ja emëron kryetarët e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë në qarqe

 Presidenti i Republikës, në zbatim të ligjit nr. 151/2013 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 8588, datë 15.3.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës së Lartë të Republikës së Shqipërisë”, pas realizimit të procesit të njoftimit publik për fillimin e procedurave të përzgjedhjes së kandidatëve, si dhe pas përfundimit të afatit për shqyrtimin e dokumentacionit të çdo konkurruesi për anëtar të Gjykatës së Lartë, shpall kandidatët, të cilët plotësojnë kushtet ligjore të përcaktuara në ligjin e lartpërmendur. Me përfundimin e procedurave të përzgjedhjes së kandidatëve, hapet rruga e bashkëpunimit midis Presidentit të Republikës dhe kryetarëve të grupeve parlamentare  të Kuvendit të Shqipërisë, bashkëpunim që do të përcaktojë kriteret konkrete, bazuar në listën e kandidatëve, në përputhje me kërkesën kushtetuese për kualifikim të lartë të anëtarit, duke siguruar kështu përbërjen cilësore dhe të nevojshme për Gjykatën e Lartë.

 Lista e konkurruesve që plotësojnë kushtet ligjore si kandidatë për anëtarë të Gjykatës së Lartë.

 Kandidatë që vijnë nga radhët e Gjyqësorit 

1.      Artur Kalaja

2.      AstritKalaja                                            

3.      Dhurata Haveri

4.      Entela Prifti

5.      Flutura Skënderi  

6.      Gjovalin Përnoca    

7.      Petrit Çeno    

8.      Sokol Ngresi                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                             

Kandidatët që vijnë nga radhët e juristëve

1.            Adnor Shameti

2.            Artan Hoxha  

3.            Avni Shehu  

4.            Çlirim Gjata

5.            Ermir Dobjani

6.            Ervin Pupe

7.            Gjet Kola

8.            Ilir Panda

9.            Maksim Qoku  

10.        Mariana Semini

11.        Sokol Sadushi

12.        Skënder Demiraj

13.        Skënder Kaçupi 

Emërimi nga KLD-ja i  kryetarëve të  Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë në qarqe

Këshilli i Lartë i Drejtësisë, nën drejtimin e Presidentit të Republikës Zotit Bujar Nishani, zhvilloi dje mbledhjen e radhës e cila, nisi me verifikimin e ligjshmërisë së mandatit të anëtarit të ri të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, zotit Sokol Çomo, i zgjedhur nga Kuvendi i Shqipërisë me Vendimin nr. 53/2013. Pas shqyrtimit të dokumentacionit, KLD-ja miratoi në mënyrë unanime raportin e Komisionit të Verifikimit të Mandateve, lidhur me ligjshmërinë e mandatit të anëtarit të ri të KLD-së, z.Sokol Çomo i zgjedhur nga Kuvendi i Shqipërisë. Më pas, seanca plenare e KLD-së vijoi me zhvillimin e ceremonisë publike të betimit të zotit Arjan Balliu, i emëruar gjyqtar në Gjykatën e Apelit Durrës. Këshilli u njoh me parashtrimin e Ministrit të Drejtësisë për masat e marra paraprakisht në lidhje me krijimin e infrastrukturës së nevojshme për ushtrimin normal të veprimtarisë së gjykatave administrative në territorin e Republikës së Shqipërisë dhe i problematikave të hasura. Ministri i drejtësisë iu përgjigj pyetjeve dhe interesit të anëtarëve lidhur me këto çështje, duke nënvizuar faktin që janë marrë të gjitha masat e duhura që në datën 4 nëntor, të dekretuar nga Presidenti i Republikës, të fillojë normalisht funksionimi i të gjitha gjykatave administrative në territorin e Republikës së Shqipërisë. Pika e radhës e rendit të ditës ishte për shqyrtimin e kandidaturave për emërimin e kryetarit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër. Pasi dëgjoi platformat e dy kandidatëve, Këshilli me shumicë votave vendosi emërimin si kryetar të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër të Zotit Guximtar Boçi.

– Në gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Gjirokastër, zotin Ramiz Lala.
– Në gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Vlorë, zotin Astrit Shema.
– Në gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Korçë, zotin Sokol Ibi.

– Në gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Durrës, zotin Genci Sinjari.
– Në gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Shkodër, zonjën Valbona Durraj
– Në gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, zotin Eriol Roshi
– Në gjykatën Administrative të Apelit, zotin Kastriot Selita

Gjithashtu, Këshilli vendosi shpalljen e vakancave (konkurrimit) për pozicionet drejtuese në ato gjykata administrative, organika e të cilave është aktualisht e plotësuar me gjyqtarë. Konkretisht:

Konkretisht, Këshilli vendosi delegimin e gjyqtarit Halil Vani si kryetar i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Dibër, delegimin e gjyqtarit Arbër Çela si kryetar i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër si dhe delegimin e gjyqtarit Skëndel Haluca si Kryetar i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë.

Këshilli vendosi edhe për çështje të tjera të parashikuara në rendin e ditës si: miratimi i kërkesave të disa gjyqtarëve për mësimdhënie, delegimi i disa gjyqtarëve në shqyrtimin e çështjeve të caktuara gjyqësore në gjykata të tjera nga ato ku ata janë emëruar për të ushtruar funksionin e gjyqtarit etj..