Presidenti Meta takon fëmijët e Çorovodës

429
Presidenti i Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta zhvilloi sot një vizitë në Bashkinë e Çorovodës. I shoqëruar nga kryetari i Bashkisë së Çorovodës, Nesim Spahiu dhe në praninë e ambasadorit të Kuvajtit, Fayez Mishari Al-Jassim, Presidenti Meta mori pjesë në ceremoninë e inagurimit të kopshtit të këtij qyteti, të restauruar falë financimeve bujare të shtetit të Kuvajtit. Presidenti Meta në fjalën e tij u shpreh se: “Falë bujarisë së shtetit mik të Kuvajtit, 70 vogëlushë të Çorovodës kanë sot një kopsht të rikonstruktuar totalisht, plot me ngjyra, si ëndrrat e tyre”. Më pas, Presidenti Meta, sëbashku me ambasadorin e Kuvajtit, Fayez Mishari Al-Jassim, u pritën në një takim në ambientet e Bashkisë Çorovodë, nga kryetari i saj, Nesim Spahiu.
Sigal