Presidenti Meta takohet me Komandantin e FSK: Kosova e meriton plotësisht të jetë sa më parë anëtare e NATO-s

308
Sigal

Presidenti Ilir Meta priti sot në një takim komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjeneral Leitnant Rrahman Rama.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Meta shkruan se Kosova e meriton plotësisht të jetë sa më parë anëtare e NATO-s, dhe do të ketë mbështetjen e pakursyer të Shqipërisë në këtë drejtim, ashtu si në të gjitha fushat me interes reciprok e kombëtar.

“Prita sot në një takim vëllazëror, Komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjeneral Leitnant Rrahman Rama.
Ndamë mendime tepër të vyera në lidhje me domosdoshmërinë e forcimit të bashkëpunimit mes forcave tona të armatosura, me qëllim përballimin me sukses të sfidave të sigurisë kombëtare që parashtron koha, në funksion të paqes e stabilitetit në rajonin tonë.
Kosova e meriton plotësisht të jetë sa më parë anëtare e NATO-s, dhe do të ketë mbështetjen e pakursyer të Shqipërisë në këtë drejtim, ashtu si në të gjitha fushat me interes reciprok e kombëtar.
I shpreha mirënjohjen e thellë, për sakrificat dhe solidaritetin vëllazëror, gatishmërinë e pashoq dhe profesionalizmin e jashtëzakonshëm të treguar nga FSK dhe Kosova jonë e dashur ndaj Shqipërisë, që në momentet e para pas tërmetit të 26 nëntorit 2019. 🇦🇱❤️🇽🇰”, shkruan Meta.