Presidenti Meta: Shqiptarët që jetojnë në Diasporë duhet të përfshihen në çështje të vendit

455
Sigal

Presidenti Ilir Meta ka marë pjesë sot në mbledhjen e parë të Këshillit Koordinues të Diasporës. Me anë të një postimi në Facebook Meta shprehet:

Është detyrim i yni, i përcaktuar edhe në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë për t’i qëndruar sa më pranë diasporës shqiptare të hershme dhe asaj të re.

Ja postimi i plotë

Në mbledhjen e parë të Këshillit Koordinues të Diasporës, theksova sot domosdoshmërinë për të bërë çdo përpjekje që shqiptarët kudo ku ndodhen të ndihen të përfshirë në jetën e zhvillimin e vendit, si dhe krenarë për identitetin e tyre shqiptar.
Është detyrim i yni, i përcaktuar edhe në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë për t’i qëndruar sa më pranë diasporës shqiptare të hershme dhe asaj të re.
Falenderoj të gjitha komunitetet e diasporës në mbarë botën për ndihmën dhe për mesazhet e solidaritetit për fatkeqësinë natyrore që goditit vendin tonë më 26 nëntor.🇦🇱