20 deputetë të PE kundër Ramës/ Nuk mori në konsideratë vlerat historike, kulturore dhe atë të fqinjësisë së mirë. BE duhet ta dënojë atë akt

291
Sigal

20 deputetë të OE-së kundër Ramës: Nuk mori në konsideratë vlerat historike dhe kulturore, asnjë dialog me popullsinë

Bashkimi Europian fillimisht të dënojë shkatërrimin e Teatrit Kombëtar

Dje, 20 deputetë  të Parlamentit Europian dënojnë shkatërrimin e Teatrit Kombëtar, si një vlerë e rëndësishme  historike dhe kulturore  e Shqipërisë, pjesë e trashëgimisë kulturore  europiane. Ata i kërkojnë  Komisionit Europian të shprehë një qëndrim të qartë mbi këtë çështje, duke dënuar shkatërrimin e këtij siti kulturor dhe për vëmendje të shtuar ndaj trashëgimisë kulturore në Shqipëri.

Letra e 20 deputetëve të PE-së

Në datën 17 Maj, në Shqipëri, një sulm i rëndë u krye ndaj kulturës, demokracisë dhe shtetit të së drejtës. Në kontekstin e veçantë të pandëmisë COVID-19 dhe pasi izolimit po i vinte fundi, autoritetet bashkiake të Tiranës, morën një vendim brutal për të shkatërruar, në orët e para të mëngjesit, Teatrin Kombëtar të Tiranës, deri atëherë e zënë nga shumë artistë, intelektualë dhe përfaqësues të shoqërisë civile, të cilët kanë qenë duke luftuar  për mbrojtjen e tij për shumë vite, disa prej të cilëve u arrestuan. Edhe pse ky teatër, ndërtuar 80 vite më parë, kishte nevojë për t’u restauruar, ishte pjesë e trashëgimisë të Shqipërisë. Dëshmitar i historisë së Shqipërisë, plagëve të saj. I ndërtuar gjatë pushtimit italian, ai ishte shndërruar në vitet e fundit të historisë  së vendit si një parajsë e lirisë së shprehjes dhe jetës kulturore. Duhet të kujtojmë që ishte njohur si një nga “7 sitet më të rrezikuara në Europë”,  nga Organizata Joqeveritare e Trashëgimisë “Europa Nostra”,  gjatë këtij viti më  24 Mars. Autoritetet shqiptare argumentuan se Teatri do të rindërtohej si pjesë e projekti të ri urban, pa marrë në konsideratë,  vlerat e tij historike dhe kulturore, dhe mbi të gjitha pa asnjë dialog me popullsinë, grupet e interesuara  të trashëgimisë dhe botën e kulturës. Dialog, i cili u kërkua  nga Komisionerja Gabriel disa ditë përpara shembjes. Vlerat europiane  duhet të mbrohen dhe shpërndahen në të gjithë kontinentin. Prandaj, ne bëjmë thirrje për një vëmendje të shtuar ndaj trajtimit të trashëgimisë kulturore në Shqipëri. Ne, si Anëtarë  të Parlamentit Europian, iu kërkojmë të shprehni  një pozicion të qartë të Bashkimit Europian mbi këtë çështje, fillimisht duke dënuar shkatërrimin e këtij siti kulturor, dhe në marrëdhëniet me shtetet tona fqinje, të promovoni një politikë që respekton trashëgiminë. Në pritje të përgjigjes tuaj, ju lutem pranoni, Z. Përfaqësues i Lartë, Z. Zëvendës-President, Zotërinj dhe Zonja Komisionerë, shprehjen e konsideratave tona më të larta.