Presidenti Meta: Shqipëria, si fqinj i drejtpërdrejtë i Maqedonisë së Veriut,gjithnjë e interesuar për progresin dhe për avancimin e qëndrueshëm drejt proceseve të integrimit europian dhe euro-atlantik

466
Sigal

Me anë të një postimi në rrjetin e tij social Facebook, Presidenti Ilir Meta ka komentuar vizitën e Presidentit të Maqedonisë së Veriut Sh.T.Z. Stevo Pendarovski

Pata nderin dhe kënaqësinë e veçantë të prisja sot Presidentin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Sh.T.Z. Stevo Pendarovski, i cili zgjodhi Tiranën për realizimin e vizitës së Tij të parë zyrtare.

Ja postimi i plotë i Presidentit Meta:

Pata nderin dhe kënaqësinë e veçantë të prisja sot Presidentin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Sh.T.Z. Stevo Pendarovski, i cili zgjodhi Tiranën për realizimin e vizitës së Tij të parë zyrtare.

Shqipëria, si fqinj i drejtpërdrejtë i Maqedonisë së Veriut, mbetet gjithnjë e interesuar për progresin dhe begatinë e saj, si dhe për avancimin e qëndrueshëm drejt proceseve të integrimit europian dhe euro-atlantik.

I lumtur të ndanim së bashku vlerësimin se shqiptarët e Maqedonisë së Veriut janë faktor kyç, jo vetëm për shtetformimin, por edhe në përcaktimin e qartë të rrugës europiane dhe euro-atlantike të vendit.

Theksuam se perspektiva europiane dhe euro-atlantike, janë e vetmja alternativë për rajonin tonë, dhe se çdo ide tjetër nuk përfaqëson vullnetin e popujve tanë. 🇦🇱🤝🇲🇰

Pata nderin dhe kënaqësinë e veçantë të prisja sot Presidentin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Sh.T.Z. Stevo…

Gepostet von Ilir Meta am Samstag, 26. Oktober 2019