Meta çmonton Rilindjen/ Kushtetuta në krah të Presidentit

551
Sigal

Presidenti Meta doli në konferencë për shtyp dhe foli.

Me shumë gjasë pas ditës së nesërme do thërrasë për betim Marsida Xhaferllarin, Fionën dhe Elsa Toskën.

Meta,argumentoi që Presidentit i mbetën vetëm dy opsione, pasi Kuvendi emëroi dy emrat për anëtare të gjykatës Kushtetuese. Praktikisht la të kuptonte se midis Arta Vorpsit dhe Marsida Xhaferllarit, zgjodhi Marsida Xhaferllarin.

Presidenti insistoi shumë mbi faktin që Kushtetuta nuk parashikon afat për nxjerrjen e kandidaturës fituese nga Presidenti.

CNA.al, gjatë analizave juridike edhe më parë ka hasur shpesh në gafa të rënda të teksteve të shkruara nga ekspertët e nivelit të lartë, ndaj insistimi i Presidentit u duk interesant.

LEXO EDHE:  Meta takon misionin OSBE-ODIHR: Më 21 qershor do zhvillohen zgjedhje të standardeve të larta

Në fakt rezulton që teksti kushtetues është shkruar jashtëzakonisht keq. Është e vërtetë! Në nenin 125 të Kushtetutës afati prekluziv 30 ditor nuk është shprehimisht i përcaktuar për Presidentin. Ai afat në Kushtetutë, është shprehimisht i parashikuar vetëm për Kuvendin.

E gjithë loja tani mbetet prap e hapur. Sa kohë që nga nesër debati do zhvendoset në një diskutim teorik (fare i pakuptueshëm për shqiptarët), lidhur me hierarkinë e akteve dhe lidhur me detyrimet e  presidentit që për afatet t’i referohet Kushtetutës, apo ligjeve të vecçanta.

Sot per sot betejën me nenet e Kushtëtutes e fitoi Presidenti Meta. Më keq se kaq nuk mund të shkonte nisma e Rilindjes për shkarkimin e Metës për shkelje të Kushtetutës.

CNA.al