Presidenti Meta: Rikthimi në auditoret e studentëve është përherë emocionues

500
Sigal

Presidenti Meta ditën e sotme kaq qenë i pranishëm në një takim me studentët e Universitetit Europian të Tiranës.

Ja postimi i plotë

Rikthimi në auditoret e studentëve është përherë emocionues.
Shumë i lumtur të bashkëbisedoja sot me studentë ekselentë të Universitetit Europian të Tiranës, të cilët duan t’i venë në jetë dijet dhe energjitë e tyre këtu, jo vetëm për një ardhme më të mirë e më të sigurtë, por edhe për një Shqipëri më të begatë dhe europiane.
Nuk duhet humbur më kohë dhe as duhet qëndruar duarkryq e symbyllur për të frenuar eksodin e rinisë.
Të bëjmë gjithçka për t’u dhënë mundësitë dhe shanset, për të qëndruar këtu, për t’u dëgjuar, për të realizuar ëndrrat, për të marrë drejtimin e proceseve demokratizuese dhe për të pasur një rol vendimmarrës, në mënyrë që të ardhmen ta ndërtojnë në atdheun e tyre!
Shqipëria ka diell për të gjithë! 🇦🇱

Rikthimi në auditoret e studentëve është përherë emocionues.Shumë i lumtur të bashkëbisedoja sot me studentë ekselentë…

Gepostet von Ilir Meta am Dienstag, 8. Oktober 2019