Presidenti Meta: Radio Kukësi, dritare informative për vëllezërit dhe motrat tanë kosovarë

486
Sigal

Me anë të një postimi ne rrjetin e tij social Facebook, Presidenti Ilir Meta ka vlerësuar Radion Kukësin në përvjetorin e tij jubliar.

Radio Kukësi u kthye shumë shpejt në Radio Kosova, jo vetëm si dritare informative për vëllezërit dhe motrat tanë kosovarë, por dhe në një platformë lirie dhe frymëzimi patriotik, në zërin e solidaritetit e qëndresës së përbashkët, sidomos në vitet e vështira të luftës për çlirimin e pavarësinë e Kosovës.

Ja postimi i plotë:

Vendimi për të hapur Radio Kukësin 60 vite më parë, ishte një akt i mençur dhe vizionar, që do të sillte rezultat të jashtëzakonshëm në pak dekada.
Radio Kukësi u kthye shumë shpejt në Radio Kosova, jo vetëm si dritare informative për vëllezërit dhe motrat tanë kosovarë, por dhe në një platformë lirie dhe frymëzimi patriotik, në zërin e solidaritetit e qëndresës së përbashkët, sidomos në vitet e vështira të luftës për çlirimin e pavarësinë e Kosovës.
Ndaj dhe në këtë përvjetor jubilar, pata kënaqësinë të nderoja sot Radio Kukësin me Titullin e Lartë “Kalorës i Urdhrit të Flamurit”, duke vlerësuar dhe të gjithë brezat e gazetarëve dhe teknikëve që kanë kontribuar ndër vite me përkushtim të pashoq e dashuri të madhe për këtë radio aq të dashur në Shqipëri dhe në Kosovë.
Kënaqësi e dyfishtë që nga sot, Radio Kukësi u bë RTSH Kukësi, një mundësi e re për të ardhmen e saj.

Vendimi për të hapur Radio Kukësin 60 vite më parë, ishte një akt i mençur dhe vizionar, që do të sillte rezultat të…

Gepostet von Ilir Meta am Freitag, 18. Oktober 2019