Presidenti Meta priti në një takim Kryetarin e Partisë “Forca Demokratike”, si dhe Kryetar i Komunës së Ulqinit, Nazif Cungu

724
Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta priti sot në një takim Kryetarin e Partisë “Forca Demokratike”, njëkohësisht kryetar i Komunës së Ulqinit, zoti Nazif Cungu.
Presidenti Meta vleresoi kontributin e dhënë nga shqiptarët e Malit të Zi, në forcimin e marrëdhëniet shumë të mira ndërmjet Shqipërisë dhe Malit të Zi, si dhe për Pavarësinë, anëtarësimin në NATO dhe integrimet evropiane të Malit të Zi.
Presidenti Meta theksoi rëndësinë e përmirësimi dhe shtimin e pikave të kalimeve kufitar në mes të Shqipërisë dhe Malit të Zi, sidomos zgjerimin e kalimit kufitar në Sukobinë – Moriqan, si dhe mundësinë për kalimin e mallrave në këtë pikë të kalimit kufitar, duke pasur parasysh që kjo pikë e kalimit kufitar është e projektuar për kalimin e 400 mijë personave dhe tani ka tejkaluar mbi 2 milion persona në vit.
Presidenti i Republikës theksoi rëndësinë e madhe që ka përkrahja e shqiptarëve të Malit të Zi për partitë shqiptare, si në zgjedhjet vendore ashtu edhe në ato qendrore, si parti që mbrojnë drejtpërdrejtë interesat e tyre. “Unifikimi i qëndrimeve të faktorit politik shqiptar në Mal të Zi, do ta bënte më të lehtë realizimin e të drejtave të shqiptarëve, ashtu siç janë në Kushtetutën e Malit te Zi,” – theksoi Presidenti Meta.
Zoti Cungu kërkoi ndihmë nga Presidenti Meta, që të ndikojë të autoritet qendrore të Malit të Zi, në përmirësimin e ligjit zgjedhorë në Mal të Zi, i cili do të përmirësonte dukshëm përfaqësimin e shqiptarëve në parlamentin e vendit.
Sigal