Presidenti Meta pritet nga Imzot Rrok Gjonlleshaj gjatë vizitës në Arkipeshkvinë një mijëvjeçare të Tivarit

998
Sigal

Presidenti i vendit Ilir Meta ka vizituar Arkipeshkvinë një mijëvjeçare të Tivarit, ku është pritur nga Imzot Rrok Gjonlleshaj.

Presidenti Meta ka shkruar se me Imzot Rrok Gjonlleshajn kanë biseduar për rëndësinë e jashtëzakonshme dhe universale që luan besimi në shërbim të bashkëjetesës dhe harmonisë sociale.

Statusi i plotë:

Shumë i lumtur të vizitoja Arkipeshkvinë një mijëvjeçare të Tivarit, ku u prita nga Imzot Rrok Gjonlleshaj, me të cilin biseduam për rëndësinë e jashtëzakonshme dhe universale që luan besimi në shërbim të bashkëjetesës dhe harmonisë sociale. Këtu kanë shërbyer shumë kolosë të besimit katolik, në veçanti i madhi Pjetër Bogdani si dhe përkthyesi i parë i Biblës në gjuhën shqipe, Dom Simon Filipaj.??