Presidenti Meta në Ditën Kombëtare të Greqisë;’Popujt tanë meritojnë të jetojnë në begati’

575
Sigal


Kreu i Shtetit ka shprehur kënaqësinë e tij për pjesëmarrjen në ceremoninë e organizuar për Ditën Kombëtare të Greqisë, ku u shpreh se shqiptarët dhe grekët meritojnë të jetojnë gjithmonë në bashkëpunim, harmoni dhe begati.

“I lumtur të merrja pjesë sot në ceremoninë e organizuar me rastin e Ditës Kombëtare të Greqisë.
Në këtë ditë feste e gëzimi të fqinjëve tanë uroj që edhe bashkëpunimi e partneriteti ynë të udhëhiqen nga trashëgimia më pozitive dhe e ardhmja e përbashkët e dy popujve tanë në një rajon më të begatë të Europës së Bashkuar.

Minoriteti grek dhe komuniteti shqiptar në Greqi, ura shumë të forta lidhëse në marrëdhëniet e shkëlqyera tradicionale, por edhe mjaft premtuese mes dy popujve tanë.

Shqiptarët dhe grekët meritojnë të jetojnë gjithmonë në bashkëpunim, harmoni e begati. Zoti e bekoftë miqësinë shqiptaro-greke!”, shkruan Meta.