Presidenti Meta: Ndalimi i shpopullimit të Shqipërisë është sfida më e madhe që kërkon reflektim urgjent

414
Sigal

Presidenti Ilir Meta thotë se shpopullimi i vendit është një këmbanë e fortë alarmi që kërkon masa të menjëhershme.

Përmes një postimi në “Facebook”, Meta shkruan se gjatë këtij viti, numri i azilkërkuesve shqiptarë në Europë është rritur me 16%.

Meta kërkon reflektim urgjent për ndalimin e shpopullimit të vendit.

“Sado dëshirëplotë dhe ambiciozë të jemi që Shqipëria të renditet në majat e demokracive të zhvilluara, mbetemi po aq realistë dhe të vërtetë duke pranuar se gjendemi shumë larg prej këtij objektivi.
Kambana më e fortë e alarmit është shpopullimi i vendit. Cënimi i lirive, mungesa e llogaridhënies, dhe varfëria, janë ndër arsyet kryesore që motivojnë qytetarët shqiptarë të largohen. Zyra mbështetëse e Azilit Europian në nëntor tregon se numri i azilkërkuesve nga Shqipëria për 10 muaj të këtij viti është rritur dramatikisht me 16%.
Ndalimi i shpopullimit të Shqipërisë është sfida më e madhe që kërkon reflektim urgjent!”,-shkruan Presidenti Ilir Meta.