Presidenti Meta mesazh kundër ‘rivizatimit’ të kufijve të Ballkanit

246
Sigal

Ne fjalen e tij ne tryezen e Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve në Shkup, Presidenti Meta theksoi se:

“Në rajonin tonë, nuk ka kombe të mëdha dhe kombe të vogla.

Në rajonin tonë duhet të ketë vlera europiane, që mbrohen dhe respektohen njësoj nga të gjithë.

Nuk mund të jetë zgjidhje rivizatimi i kufijve, sepse kjo çështje është provuar, ka dështuar dhe ka qenë një katastrofë për rajonin.

E vetmja zgjidhje, është respektimi i të drejtave të të gjitha minoriteteve nga kushdo, në mënyrën e duhur dhe në respekt të standardeve europiane. Kjo do të garantonte dhe konsolidonte paqen, stabilitetin, sigurinë, do të forcojë bashkëjetesën ndëretnike dhe do të përmirësojë klimën e biznesit dhe besimin tek e ardhmja.”