Rrëzimi i dekretit për Kodin Zgjedhor, Meta: Asnjë surprizë nga Kuvendi njëpartiak

83

Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas votimit në Kuvend për rrëzimin e dekretit të tij për shqyrtimin e Kodit Zgjedhor.

Meta thotë se nuk është surprizuar nga Kuvendi njëpartiak i inceneratorëve dhe mbetjeve!

“Asnjë surprizë nga Kuvendi njëpartiak i inceneratorëve dhe mbetjeve!Me qetësi dhe dashuri!”, Nesër më ndiqni tek “Zonë e Lirë” e Arian Çanit!shkruan Presidenti  Meta.

Kuvendi i Shqipërisë ka rrëzuar dekretin e presidentit Ilir Meta për shqyrtimin e Kodit Zgjedhor të miratuar nga maxhoranca pa dakordësinë e opozitës jashtëparlamentare.

Sipas Presidentit Ilir Meta, me Kodin e ri zgjedhor vendi po shkon drejt zgjedhjeve ku rregullat e konkurrimit do të favorizojnë mazhorancën aktuale

.