Presidenti Meta ironizon analistët: Duke më sharë mua, kanë rritur mirëqenien e tyre dhe të familjeve!

382
Sigal

Presidenti i Republikës, në një intervistë për emisionin “Aktualitet” në Fax News, ka komentuar analistët “që e kritikojnë dhe shajnë”, sipas tij pa të drejtë.

Meta tha se pavarësisht analizave të tyre, ata thellë thellë e falenderojnë Presidentin, sepse duke sharë atë, kanë rritur mirëqenien e tyre dhe të familjeve të tyre, duke nënkuptuar se janë blerë dhe paguar nga pushteti.

“Analistët janë të ndarë, jo vetëm sipas bindjeve dhe vlerësimeve të tyre, por edhe interesave të tyre. Edhe analistët që e kritikojnë apo e shajnë pa të drejtë Ilir Metën, në thellësinë e shpirtit të tyre, kanë një ndjenjë falenderimi. Po të mos ishte Ilir Meta dhe qëndrimet e tij, askush nuk do të kujdesej për ta, që mirëqenia e tyre të rritej dhe përmirësohej. Ilir Meta kontribuon për mirëqenien e tyre dhe familjeve të tyre”, tha Presidenti.