Presidenti Meta: E vetmja zgjidhje janë zgjedhjet. Pa zgjedhje nuk ka demokraci

442
Sigal

Me anë të një postimi në rrjetin social facebook, Kreu i Shtetit Ilir Meta ka bërë me dije se e vetmja zgjidhje e krizës politike që ka pushtuar vendin janë zgjedhjet.

Ja postimi i plotë i Presidentit Meta:

E vetmja zgjidhje janë zgjedhjet. Pa zgjedhje nuk ka demokraci. Pa demokraci nuk ka drejtësi të pavarur. Pa të dyja së bashku nuk ka të drejta dhe ekonomi për të gjithë shqiptarët. Dhe as ndëshkim për politikanët.
Moszgjidhja i shërben vetëm pakicës që nuk njeh rotacion dhe nuk e do çeljen e negociatave të Shqipërisë🇦🇱 me Bashkimin Europian🇪🇺, pasi ka për të humbur gradualisht pushtetin e paligjshëm politik, ekonomik dhe mediatik.
18 tetori po afron!