Presidenti Meta: E falenderoj Presidentin Pahor për kontributin e tij në vijimin e reformave dhe përmbushjen e standardeve të kërkuara

161
Sigal

Ditën e sotme, Presidenti i Republikës, Ilir Meta dhe homologu i tij Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor zhvilluan një koferncë të përbashkët, ku Presidenti slloven tha se është kundër ridizenjimit të kufijve në Ballkanin Perëndimor.

“Edhe një herë sot nga Tirana, se mbetet një avokat i paepur i integrimit të plotë të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian dhe njëkohësisht mbështetës i vendosur i integrimit europian të Shqipërisë”,- u shpreh Presidenti Meta duke shprehur falenderime dhe mirënjohje ndaj homologut të tij slloven.

Mesazhi i plotë i Kreut të Shtetit:

Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor konfirmoi edhe një herë sot nga Tirana, se mbetet një avokat i paepur i integrimit të plotë të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian dhe njëkohësisht mbështetës i vendosur i integrimit europian të Shqipërisë.

E falenderoj Presidentin Pahor dhe Slloveninë dhe shpreh mirënjohjen për këtë kontribut të vyer, nxitës e motivues për vijimin e reformave dhe përmbushjen e standardeve të kërkuara.