Presidenti Meta bën njoftimin: Sonte “sy më sy” përballë Çim Pekës dhe opinionit publik

139
Sigal

Me anë të një njoftimi në rrjetet sociale, Presidenti Ilir Meta njoftoi se mbrëmjen e sotme do të jetë i ftuar në një intervistë në “Syri TV” përballë gazetarit Çim Peka.

Njoftimi i tij i plotë:

Për t’ju përgjigjur shumë pyetjeve, që në vlerësimin e Çim Pekës nuk kanë marrë ende përgjigje, e pranova me kënaqësi ftesën e tij për të qenë sot në ora 20:45, në një intervistë live “sy më sy” përballë tij dhe opinionit publik, në Syri TV. Ju ftoj të më ndiqni!