Presidenti, mesazh profesorit të njohur: Më 2 mars në shesh jo për Presidentin, por për Shqipërinë!

367
Sigal

Presidenti llir Meta i përgjigjet profesorit dhe analistit Mark Marku, i cili, i ftuar në emisionin ”Kjo Javë” deklaroi se kryeministri Edi Rama po përpiqet të kapë Gjykatën Kushtetuese si dhe t’i kufizojë kompetencat Presidentit.

Përmes një puostimi në Facebook, kreu i shtetit shprehet se, Rama po tenton të rrëmbejë Gjykatën Kushtetuese në mënyrë që të vrasë çdo mundësi për llogaridhënie apo ndryshime demokratike.

Reagimi i presidentit:

I dashur Profesor Mark Marku!

Rama nuk po përpiqet t’i kufizojë kompetencat Presidentit. Ky s’është problemi i vërtetë. Rama po përpiqet në mënyrë anti-kushtetuese e mafioze të rrëmbejë Gjykatën Kushtetuese të Shqipërisë (pra vetë Kushtetutën) në mënyrë që të vrasë çdo mundësi për llogaridhënie dhe çdo mundësi për ndryshime demokratike!
Ndaj në 2 mars në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” jo për Presidentin, por për Shqipërinë! Për Kushtetutën