Presidenti Ilir Meta thirrje live nga studio Damian Gjiknurit: Eja live ballafaqohemi para vlonjatëve

212
Sigal

Më tej gjatë intervistës Kreu i Shtetit u shpreh se, çdo votë e Partisë Socialiste ti numërohet asaj.  Çdo votë e Partisë Demokratike ti numërohet asaj. Opozita ti dali për zot të gjithë votuesve të saj, dhe jo të merret me disa opozitare të shitur.

“Jam këtu për t’ju thënë të gjithëve se Vlora nuk manipulohet, komisionerët e opozitë nuk do të shiten dhe nuk do t’i blej askush. Çdo votë do shkojë për atë subjekt që ka votuar sovrani dhe une do takoj personalisht çdo komisioner.”,- thekson Presidenti i Republikës.

“Ka një skenar mafioz, me tentativa të fëlliqura e të poshtra por që do marrin përgjigjen e merituar. Selam Çimka është një ordiner dhe unë nuk kam kohë të merrem me çimka dhe çimkat e çimkave.”,- tha më tej Kreu i Shtetit.

“E pashë nga jashtë spitalin psiqiatrik të Vlores, shpresoj që mos ta ketë kartelën mjekesore.  Meqë i referohet Ymer Bazes si portal për të vërtetën, ai e ka nxjerr kartelën e tij. Pas 25 prillit, do ndryshojë Kushtetuta dhe legjislacioni për sa i takon testit të shëndeti mendor, alkoolit dhe përdorimit të drogës nga drejtuesit e lartë të shtetit.”,- thotë Presidenti Ilir Meta në mënyrë thumbuese drejt Ramës.