Presidenti Ilir Meta: Nga rruga e demokracisë, e lirisë dhe e votës së lirë nuk na ndal dot askush

258
Sigal

Kreu i shtetit, Ilir Meta paralajmëroi gjithë zyrtarët që kanë shkelur ligjet dhe Kushtetutën e vendit se do të përfundojnë në burg. “Çdo zyrtar që ka shkelur Kushtetutën do përfundojë në burg”, tha Presidenti Ilir Meta në një intervistë televizive.

Gjithashtu, Presidenti Meta u shpreh se gjithmonë mes demokracisë dhe pushtetit, ai do të zgjidhte demokracinë dhe se është politikan i popullit, që ka ardhur nga revolucioni, nga Lëvizja e Dhjetorit ’90 dhe nga sistemi mazhoritar.

Presidenti, pret nga qytetarë shqipëtarë që të dalin më 25 prill në votime e të mbrojë historinë e saj të lavdishme. Madje i propozin çdo shqiptari që me poezinë e Havzi Nelës “O Liri O Vdekje” të shkojë në votime.

Në vijim Presidenti i Republikë foli dhe për çështjen e teatrit ku tha se, “Padisë për Teatrin Kombëtar do t’i shkoj deri në fund, aferës së inceneratorëve do t’i shkoj deri në fund.”