Presidenti Ilir Meta: Dënoj me forcë dhunën arbitrare të punonjësve të Policisë së Shtetit ndaj gazetarit, Ergys Gjençaj

192
Sigal

Pas akteve të dhunës që forcat e Policisë, ushtruan ditën e sotme mbi gazetarin e “Neës 24”, Ergys Gjençaj, i cili ishte në krye të detyrës, ka reaguar dhe Presidenti i Republikës, Ilir Meta, i cili tha se akte të tilla duhen dënuar me forcë.

“Ky rast i përsëritur i cënimit fizik të reporterëve meriton ndëshkim ligjor dhe është një tjetër incident i rëndë, që dëshmon se përdorimi i pajustifikuar i dhunës, veçanërisht ndaj përfaqësuesve të medias, është kthyer në një mentalitet shqetësues në radhët e Policisë, që duhet trajtuar me zero tolerancë, në përputhje me ligjin.”,- është shprehur më tej, Kreu i Shtetit, në një postim të shpërndarë në faqen e tij zyrtare, në Facebook.

Mesazhi i plotë i Presidentit Ilir Meta:

Dënoj me forcë dhunën arbitrare të punonjësve të Policisë së Shtetit ndaj gazetarit të “News 24”, Ergys Gjençaj, i cili ishte në krye të detyrës dhe që gjithmonë ka dëshmuar profesionalizëm të lartë për informimin publik.

Ky rast i përsëritur i cënimit fizik të reporterëve meriton ndëshkim ligjor dhe është një tjetër incident i rëndë, që dëshmon se përdorimi i pajustifikuar i dhunës, veçanërisht ndaj përfaqësuesve të medias, është kthyer në një mentalitet shqetësues në radhët e Policisë, që duhet trajtuar me zero tolerancë, në përputhje me ligjin.

Duke shprehur solidaritetin dhe mbështetjen e plotë për të gjithë gazetarët kurajozë dhe të pavarur, theksoj se liria e medias është thelbësore për demokracinë dhe integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.