Presidenti Begaj takim me të rinjtë shqiptarë në Katar: Shqipëria krenare për imazhin pozitiv të profesionistëve në botë

Presidenti Bajram Begaj u takua në Katar me një grup të rinjsh shqiptarë, profesionistë të rinj, që sipas Begajt janë krenari për Shqipërinë, pasi me studimet dhe profesionalizmin ndërtojnë çdo ditë imazhin pozitiv të Atdheut në botë.

Begaj: Kënaqësi të takoja në mjediset e Ambasadës sonë në Katar një përfaqësi profesionistësh të rinj, pjesë e komunitetit shqiptar që jeton këtu.

Sigal

Shqipëria është krenare për të gjithë ata, që me studimet, profesionalizmin dhe punën e ndershme ndërtojnë çdo ditë imazhin pozitiv të saj në botë.