Kandidati i LSI, Skura: Rilindja për HEC-et koncesionare, lë dhjetra familje pa ujë (VIDEO)

190
Sigal

Kandidati për deputet i LSI-së në qarkun e Elbasanit, Sokol Skura ka denoncuar me video sesi qeveria për HEC-et, thanë ujërat për mullirin e vjetër në fshatin Kuterman, ku sipas tij merrnin shërbim me dhjetra familje të zonës.

Postimi i plotë

Nuk mbaron babëzia e shfrytëzimit të ujrave në bashkinë Librazhd, për HEC-et koncesionare dhe futja e tyre në tuba me kilometra.

Në Kuterman thahet uji për mullirin e vjetër ku merrnin shërbim me dhjetra familje të zonës.

Punë jo llafe, grabitje, arrogancë, shantazhe ndaj njerëzve, intimidim në familje, korrupsion. Kjo është qeverisja.