Presidenca: Nuk janë administruar të gjitha provat që kërkuam

200
Sigal

/Gazeta TELEGRAF

Gjykata Kushtetuese shqyrton ligjin e Teatrit Kombëtar

Dje, nisi  në Gjykatën Kushtetuese, seanca e radhës për ligjin e Teatrit Kombëtar. Gjykata Kushtetuese pretendon se i është dhënë kohë qeverisë për të sjellë dokumentet e kërkuara, por ato nuk janë sjellë në kohën e përcaktuar. Ndërsa, edhe presidencës i janë përcjellë jashtë afatit. Gjykata u ka tërhequr vëmendjen palëve për mosrespektimin e afateve. Kurse, Bledar Dervishaj këshilltar ligjor i Presidentit është shprehur se, nuk janë administruar të gjitha provat që kërkoi kreu i shtetit.

Këshilltari ligjor i Presidencës, Bledar Dervishaj: “Pas administrimit të provave shtesë që solli këshilli i ministrave, ne u njohëm më në fund me kopjen e aktit, që ka vendosur për prishjen e Teatrit Kombëtar, vendim i këshillit bashkiak, i datës 14 maj, i orëve të vona. Pasi pamë vendimin, kërkuam shtimin e objektit, për deklarimin antikushtues të këtij vendimi, dhe kërkuam pezullimin për ndërtimin e godinave bashkëkohore me kulla mbrapa (diskutohet nesër), derisa gjykimi të mbarojë. Mungonte 60% e dokumenteve të kërkuar, që nga kontrata e blerjes së truallit, procesi i konsultimit për ligjin special, e shumë e shumë dokumente të tjera. U pranua kërkesa për shtimin e objektit.”