Politikanëve kriminelë u kemi dhënë lamtumirën

521

SHBA bën publike emrat: Politikanët shqiptarë kriminelë e të korruptuar që u kemi dhënë lamtumirën 

Sigal

Edhe
Koço Kokëdhima në skedën amerikanë të inkriminuarve dhe korruptuarve

 

Ambasadori i SHBA-ve, Donald Lu në një
bashkëbisedim live në Facebook, iu përgjigj
pyetjeve dhe shqetësimeve të qytetarëve, ndërsa bëri publike edhe emrat e atyre
politikanëve, që sipas tij, konsiderohen kriminelë e të korruptuar. Lu tha, se
është bërë përparim i jashtëzakonshëm, pasi Shqipëria i ka dhënë lamtumirën një
numri politikanësh kriminelë dhe të korruptuar, duke vijuar më pas me emrat e
tyre: Xhelili, Frroku, Muhameti, Petraj, Ndoka dhe Kokëdhima. Ai shtoi se edhe
dy të tjerë përballen me akuza penale, Armando Prenga dhe Elvis Rroshi.

 

Som 1

Krijimi I Byrosë Kombëtare të Hetimit, Prokuroria e
posaçme dhe disa nga emrat e  politikanëve  të korruptuar dhe kriminalizuar. Vetingu,
drejtësia, droga  dhe  modernizimi i ushtrisë shqiptare. Parandalimi
i të inkriminuarve drejt posteve politike, investimet amerikane, pavarësia e  medias, zgjedhjet e përgjithshme në 2017, në  Shqipëri

 

 

PYETJE­-PERGJIGJE


Katerina: Pyetja e parë është për korrupsionin dhe vjen
nga Dritan Qoku. Lu, jam i interesuar te blej një palë syze me të cilat shohim
vetëm mangësitë në drejtësi dhe nuk vëzhgojmë as korrupsion dhe as kanabis.
Nëse nuk shiten andej nga SOROS­i, a i fal ata të tuat?

Ambasadori Lu: Dritan, faleminderit për këtë pyetje të parë shumë pikante. Patjetër
mund t’i merrni syzet e mia hua. I vetmi problem është që nuk shoh asgjë pa to.
Më lejo të them disa fjalë për korrupsionin dhe narkotikët.

Së pari, në dy vitet e mia të shkurtra këtu, kam parë përparim të pabesueshëm
në luftën kundër korrupsionit në Shqipëri. E para, siç e dini, me anë të
reformës në drejtësi – për Shqipërinë po vijnë ndryshime të mëdha, për sa i
përket krijimit të prokurorisë së posaçme dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit, BKH,
të cilat do të jenë në gjendje të luftojnë korrupsionin e nivelit të lartë si
kurrë më parë.

Së dyti, për dekriminalizimin, i kemi dhënë lamtumirën një numri politikanësh
kriminelë dhe të korruptuar – mes tyre, më vijnë në mend Xhelili, Frroku,
Muhameti, Petraj, Ndoka dhe Kokëdhima. Kemi edhe nja dy që po përballen me
akuza penale – Prenga dhe Rroshi – por teksa flasim janë në gjyq. Mendoj që ky
është përparim i jashtëzakonshëm, jo vetëm në legjislacion, por edhe i
kulturës. Populli shqiptar është i lodhur nga këta zyrtarë të korruptuar dhe do
që të shohë ndryshim. Për sa i përket drogës, e di që më vonë në këtë bisedë me
gjasë do kemi disa pyetje shumë specifike për drogën, por po filloj duke thënë,
se unë vlerësoj veprimin më shumë se fjalët, ndaj pyetja kryesore nuk duhet të
jetë, se kush mund të ankohet me zë më të lartë për problemin e drogës, por se
si shqiptarët dhe partnerët ndërkombëtarë, si të pranojmë problemet që
ekzistojnë këtu dhe të punojmë sëbashku për t’i luftuar ato.

 

Merxhan: Tani, kemi një pyetje nga Geo Taku. z.Lu! Duke u bazuar në një
deklaratën tuaj të disa kohëve më parë, sipas të cilës ju keni thenë që: “Kush
nga gjyqtaret ka një orë më të shtrenjtë se vetura ime është i KORRUPTUAR” Pra
nga ajo ditë e deri më sot, keni gjetur ndonjërin??? Sepse po të keni gjetur,
do të thotë që është i korruptuar dhe duhet të shkojë në burg. Nëse nuk keni
gjetur, do të thotë që në Shqipëri nuk paska korrupsion. Atëherë pse ngrehëm
gjithë këtë farsë të Reformës, Vetingut e përralla me mbret!!!

Ambasadori Lu: Geo, shumë faleminderit për këtë pyetje. Është e vërtetë – komenti im
për orat ka tërhequr shumë vëmendje nga gjyqtarë dhe prokurorë dhe nuk më ka
ndihmuar të bëj shumë miq në gjykata. Dua të flas për një çast për atë që
ndodhi në Kosovë. Në Kosovë, u zhvillua reforma në drejtësi. Në Kosovë, 35% e
gjyqtarëve dhe prokurorëve ose dhanë dorëheqjen ose u larguan si pasojë e
reformës në drejtësi. Mendoj se në Shqipëri ka mundësi që përqindja të jetë
shumë më e lartë. Kjo reformë po ecën përpara. Vetingu është pjesë kyçe e
reformës. Jam i bindur, se pasi shqiptarët, me anë të këtij procesi, të jenë në
gjendje të largojnë gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar, që nuk janë të
kualifikuar apo janë të manipuluar politikisht, ky do të jetë një hap i
stërmadh përpara për vendin.

 

Merxhan: Kalojmë tek disa pyetje për reformën në drejtësi; kemi marrë rreth 40
për këtë temë. Fillojmë me Geri Llupo: Ambasador Lu, a keni një plan B për
Ligjin e Vetingut dhe reformën në drejtësi, nëse Gjykata Kushtetuese e RSH e
shpall atë anti­kushtetues edhe nëse Komisioni i Venecias e deklaron atë si në
përputhje me Kushtetutën e re? Po në këtë drejtim, Ilir Vata bëri pyetjen që
është pëlqyer më shumë në faqen tonë: Shkëlqesi ambasador, Donald Lu! Pezullimi
i ligjit të Vetingut nga Gjykata Kushtetuese, mund të konsiderohet një investim
i SHBA­-së dhe BE-­së i shkuar dëm?! Ç’farë mesazhi keni për politikën
shqiptare, sistemin e drejtësisë në tërësi dhe shqiptarët që presin me padurim,
luftën ndaj korrupsionit?! Faleminderit!


Ambasadori Lu: Shumë faleminderit. Geri dhe Ilir, pyetje të mrekullueshme, madje
pyetje që e di që i bëjnë shumë shqiptarë. Plani A dhe Plani B për zbatimin e
vetingut është i njëjti – të respektohet autoriteti i Gjykatës Kushtetuese dhe
të zbatohet Kushtetuta e Shqipërisë. Pra, përpara gjykatës është një vendim dhe
ka dy rezultate të dukshme. Njëri do ishte që gjykata të vendosë ta mbështesë
ligjin, që do të nënkuptonte, se menjëherë pas kësaj, qeveria dhe parlamenti do
të zbatonin ligjin me mbështetjen e monitoruesve ndërkombëtarë. I dyti është që
gjykata mund të gjejë se ka probleme në ligj, gjëra që ata do kërkojnë të
ndryshohen. Më pas do t’ia kthejnë parlamentit dhe shpresoj që parlamenti do
t’i bëjë ato ndryshime shumë shpejt dhe do ta rimiratojë ligjin. Reforma po
ecën përpara pavarësisht nga kjo vonesë e vogël.

 

Katerina: Tani kemi disa pyetje për drogën; kemi marrë rreth 20 pyetje për këtë
çështje. Erenik Peka pyet: Pyetja ime lidhet me një çështje dhe fenomen që
shqetëson shoqërinë shqiptare, çështja e kultivimit të drogës (kanabis). Si
është e mundur që Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk janë shprehur akoma, se
sa jemi të rrezikuar nga ky fenomen kriminal që jemi rrethuar? Ju lutem na
tregoni a jemi në rrezik. Faleminderit dhe zoti ju bekoftë! Irina bën të
njëjtën pyetje: Për gjithçka keni folur por vetëm për mbjelljen e kanabisit nga
veriu në jug nuk keni folur.

Ambasadori Lu: Erenik dhe Irina, ajo që është e qartë për mua është se puna e Guardia
di Finanza­s, shërbimit Italian që ka fluturuar mbi Shqipëri për të hartëzuar
prodhimin e drogave të paligjshme ka arritur në përfundimin se kultivimi i
drogës është rritur gjatë vitit të kaluar. Ajo që kam thënë më parë dhe dua ta
përsëris tani është se e gjithë qeveria e Shqipërisë duhet të bëjë më shumë. Si
partnerë të huaj, mendoj se edhe ne duhet të bëjmë më shumë. Më lejoni të
përmend disa nga gjërat që Shtetet e Bashkuara i bëjnë tashmë. Së pari, Agjencia e Anti­Drogës e SHBA
– DEA – po punon ngushtë me autoritetet Shqiptare për të arrestuar trafikantët
e drogës – peshqit e mëdhenj – dhe jemi veçanërisht të përqendruar tek ata që
trafikojnë heroinë dhe kokainë nëpërmjet vendit tuaj. Së dyti, për shtatë vite, kemi punuar me Ministrinë e Arsimit në
shkollat e Shqipërisë për të ndihmuar që të rinjve t’iu mësohen rreziqet e
drogës. Në karrierën time kam jetuar në shumë vende ku një brez i tërë është
sakrifikuar prej përhapjes së tmerrshme të narkotikëve të paligjshëm; dhe, e treta, me anë të trajnimeve,
ekspertizës sonë teknike dhe instalimit të teknologjisë komerciale, teknologji
të lartë skanimi, po mbështesim policinë e kufirit dhe doganat për të kapur më
shumë droga të paligjshme që hyjnë dhe dalin në kufijtë e Shqipërisë.
Megjithatë, dua vërtet të them për të gjithë ata që janë kritikë e asaj, që po
ndodh dhe luftojnë në media për problemin e drogës, kërkesa që kam për të
gjithë ata është: ndaloni sherret dhe të përpiqemi të gjejmë një mënyrë që edhe
të pranojmë problemet serioze që ndodhin në Shqipëri, por edhe të punojmë
sëbashku për t’i luftuar ato.

 

Merxhan: Kemi një pyetje për investimet amerikane në Shqipëri. Armand Alushaj
pyet: Sa është shuma e investimeve amerikane në Shqipëri dhe pse nuk punohet
për t’i rritur ato?

Ambasadori Lu: Armand, faleminderit. Është e vërtetë që investimet amerikane janë të
ulëta në Shqipëri. Në fakt, me largimin këtë vit të investimeve në sektorin e
naftës dhe në Aeroportin e Rinasit, është në rënie. Tani, Shtetet e Bashkuara
janë një ekonomi e lirë, si Shqipëria; nuk mund t’i udhëzojmë kompanitë, se ku
duhet të investojnë. Ajo që mund të bëjmë është, të punojmë me qeveri të tjera
për t’i ndihmuar të ndërtojnë një mjedis biznesi që josh investime të huaja e
vendase. Në Shqipëri, kemi parë hapa shumë të mëdhenj përpara këtë vit, më i
dukshmi, reforma në drejtësi. Me reformën në drejtësi, investuesit
ndërkombëtarë dhe vendas do dinë, se investimet e tyre janë të sigurta dhe të
mbrojtura nga ligji. Gjithashtu, kemi parë hapa përpara këtë vit në dhënien e
lejeve të ndërtimit dhe anti­korrupsionin për bizneset. Po punojmë çdo ditë me
qeverinë Shqiptare dhe komunitetin e biznesit për t’i ndihmuar, të shohin
çështje si shenjtëria e kontratës, një regjim i parashikueshëm taksash, dhe të
siguruarit që të drejtat për të gjithë bizneset, vendas a të huaj, të jenë të
mbrojtura me ligj. Kam besim se, nëse qeveria përqendrohet tek këto përparësi,
investimet amerikane do rikthehen në Shqipëri.

 

Merxhan: Skerdi Vila ka njё pyetje pёr ushtrinё shqiptare: z. Ambasador, a kanё
SHBA­-tё ndonjё plan pёr tё forcuar dhe modernizuar forcat e armatosura
shqiptare?

Ambasadori Lu: Faleminderit, Merxhan. Kjo ёshtё diçka pёr tё cilёn neve na pёlqen
vertetё tё flasim. Ёshtё njё nga tre objektivat e qeverisё sё SHBA nё Shqipёri:
ta ndihmojmё Shqipёrinё tё jetё njё aleate mё e fortё e NATO­s. Jemi duke bёrё
njё numёr gjёrash pёr tё ndihmuar forcat ushtarake. Sё pari, i kemi dhёnё Shqipёrisё mundёsinё tё shkollojё oficerё dhe
ushtarё shqiptarё nё Shtetet e Bashkuara. Sё
dyti, kemi sjellё trajnime kёtu nё Shqipёri, trajnime intensive pёr forcat
tuaja speciale. Sё treti, kemi
krijuar kapacitetet brenda forcave tё armatosura shqiptare per njё pёrgjigje tё
nivelit tё klasit botёror pёr identifikimin dhe çarmatimin e eksplozivёve.
Gjithashtu, po mbёshtesim me para, teknologji dhe pajisje pёr modernizimin e
forcave ushtarake dhe po i ndihmojmё ato tё jenё nё pёrputhje me standardet e
NATO­s. E fundit, por do tё thoja
dhe mё e rёndёsishmja, ne punojmё me Ministren e Mbrojtjes dhe Forcat e saj tё
Armatosura pёr t’u siguruar qё tё flitet pёr tё drejtat e njeriut nё forcat
ushtarake, dhe pёr korrupsionin, sepse ne besojmё qё nё fund tё fundit NATO nuk
ёshte vetёm njё forcё ushtarake, por edhe njё aleancё vlerash.

 

Katerina: Kёtu kemi njё pyetje interesante. Gazmend Hasa pyet: Z. Lu, nga 1 tek
10, cilёn notё do t’i vendosnit qeverisё PS­-LSI ?

 

Ambasadori Lu: Gazmend, pyetje e vёshtirё. Tё shoh nёse mund t’i pёrgjigjem kёshtu kёsaj
pyetjeje: disa ministrive tё kёsaj qeverije do t’i vendosja notёn 10. Disa
ministrive tё tjera do t’u vija notёn zero. Kjo qeveri po bёn punё tё
rёndёsishme nё fushёn e reformave, por gjithashtu disa pjesё tё qeverisё po
zhgёnjejnё qytetarёt shqiptarё dhe nuk po i pёrmbushin pritshmёritё. Tani,
pyetja e arsyeshme qё do tё pasonte do tё ishte: z. Ambasador, cilёt janё ata
me notёn 10 dhe cilёt janё ata me notёn zero. Mendoj se zbulimi i kёsaj i
pёrket publikut shqiptar, gazetarёve investigativё dhe shoqёrisё civile. Do tё
them gjithashtu, se duhet tё jem paksa i kujdesshёm si diplomat amerikan.
Vazhdimisht provokohem nga media qё pёrpiqet tё zbulojё, nёse qeverisa e SHBA
favorizon Socialistёt, Demokratёt, apo LSI­-nё. Dua ta them shumё qartё: ne
jemi tё angazhuar tё bёjmё detyrat tona. Nё rastin tim, kjo ёshtё tё pёrfaqёsoj
popullin amerikan dhe pёr mua, mёnyra mё e mirё pёr tё pёrfaqёsuar amerikanёt
ёshtё tё kem marrёdhёnie me njё spektёr tё gjerё partish politike nё mbёshtetje
tё interesave amerikane.

 

Merxhan: Klajdi Gorrea do tё dijё pёr integrimin evropian. Klajdi pyet: a do tё
bёhet ndonjёherё Shqipёria vend evropian? A mendoni se jemi nё rrugёn e duhur?

Ambasadori Lu: Klajdi, po hamendёsoj se je i ri. Teoria ime
ёshtё se njerёzit mё nё moshё, njerёzit qё kanё parё gjithё ndryshimin e 25
viteve tё fundit, njё pjesё e madhe e kёtij ndryshimi shumё pozitiv, mund ta
shohin pёrparimin qё Shqipёria po bёn drejt njё tё ardhmeje europiane. Pёr disa
tё rinj ёshtё pak e vёshtirё ta shohin kёtё pёrparim, por mendoni si ne tё
huajt. Ne jemi paksa si ata qё udhёtojnё nё kohё, pasi na jepet mundёsia ta
shohim Shqipёrinё pas disa muajsh apo disa vitesh dhe e shohim ndryshimin qё
ndodh me hapa shumё tё mёdhenj. Para disa muajsh pata njё vizitё nga Ambasadori
John Withers, ish­-ambasadori ynё kёtu, dhe sё fundmi, nё shtator, nga
Ambasadori Alex  Arvizu. Tё dy ata kanё
qёnё larg Shqipёrisё pёr disa vite dhe ata u mahnitёn nga pёrparimi qё ky vend
po bёn. Dhe do t’ju them me sinqeritet: unё kam qёnё kёtu vetёm pёr dy vite dhe
mё ka bёrё shumё pёrshtypje ajo qё kam parё, pёr dekriminalizimin, pёr reformёn
nё drejtёsi, pёr anti­korrupsionin. Dhe pёr mua, prova mё bindёse se Shqipёria
po ecёn pёrpara ёshtё fakti se disa politikanё, gjykatёs dhe prokurorё tё
korruptuar kanё frikё – dhe ndoshta ata duhet tё kenё frikё – sepse ndryshimi
po ndodh.

 


Merxhan: Ramazan Peksani pyet, cili do tё jetё roli
i Ambasadorit tё SHBA nё zgjedhjet e ardhshme tё 2017?
Ambasadori Lu: Kam shpresё se Ambasadori i SHBA dhe Ambasada
e SHBA do tё luajё njё rol mё tё vogël, se sa nё zgjedhjet e fundit, zgjedhjet
vendore tё vitit tё kaluar, nё kuptimin qё nё
zgjedhjet e kaluara shpenzova shumё kohё duke punuar me kolegёt e mi
ndёrkombёtarё dhe me partitё politike, duke u pёrpjekur tё bindnim anёtarёt e
partive tё mos kandidonin kriminelё pёr poste zyrtarёsh tё zgjedhur. Prej
dhjetorit tё vitit tё kaluar, Shqipёria ka aprovuar legjislacionin mё tё fortë
nё Evropё pёr dekriminalizimin, dhe mendoj se legjislacioni do t’i ndihmojё
institucionet shqiptare, demokracinё e Shqipёrisё, tё mbrohen nga futja e mё
shumё kriminelёve nё politikё. Pra, kjo ёshtё diçka pёr tё cilёn shpresoj tё
kemi mё pak punё. Shpresoj se do tё jemi aktivё, bashkё me shoqёrinё civile tё
Shqipёrise, bashkё me partitё politike, pёr tё parё se çfarё lloj ndryshimesh
do tё parandalojnё blerjen e votёs; do tё parandalojnё intimidimin prej
kriminelёve nё qendrat e votimit; do tё parandalojnё llojet e abuzimit qё kemi
parё nё vitet e fundit. Jemi shumё tё pёrkushtuar ndaj kёsaj. Po i kushtojmё
burime tё rёndёsishme kёsaj dhe shpresoj se shqiptarёt do tё luftojnё pёr kёto
zgjedhje tё lira.

Katerina: Kam njё pyetje nga Ana Rakipi. Sapo postoi njё koment, se media nuk
ёshtё e paanshme. A mund tё ndryshojё kjo?

 

Ambasadori Lu: Kam punuar nё vende tё tjera pёr 27 vite. Do tё thoja se gjatё jetёs
sime dhe gjatё karrierёs sime profesionale, Shqipёria, krahasuar me tё gjitha
vendet e tjera ku kam shёrbyer, ka njё nga mjediset mё tё lirё tё medias, nё
kuptimin, qё nuk ka sekrete nё Shqipёri. Gazetarёt e kёtij vendi marrin vesh
pothuajse çdo detaj tё çdo sekreti tё mundshёm, pothuajse para se ta marrim
vesh ekzistencёn e vetё sekretit. Ajo qё di dhe qё ёshtё e vёrtetё, ёshtё se
ashtu si nё vendin tim dhe shumё vende tё tjera mjedisi i medias ёshtё gjithnjё
e mё shume i njёanshёm. Ёshtё i njёanshёm nё favor tё personave qё i zotёrojnё
kёto media. Kjo ёshtё e rrezikshme. Ёshtё e rrezikshme nё Uashington, ёshtё e
rrezikshme nё Londёr, ёshtё e rrezikshme kёtu nё Tiranё.