Kryebashkiaku Erion Veliaj/ Kemi hequr dorë nga disa investime në infrastrukturë, fondet janë zhvendosur për ndihma sociale dhe rindërtim

355
Sigal

Kryebashkiaku Veliaj: Kemi hequr dorë nga disa investime në infrastrukturë, janë zhvendosur për ndihma sociale dhe rindërtim

Situata e vështirë nga pandemia Covid 19 ka detyruar Bashkinë e Tiranës të rishikojë planët e investimeve në infrastrukturë për 2020. I ftuar në emisionin Përballë të gazetarit Lutfi Dervishi, kryetari i bashkisë së Tiranës Erjon Veliaj tha se një pjesë e parave të buxhetit për projekte të infrastrukturës janë zhvendosur për ndihma sociale dhe rindërtim.  “Ne kemi patur një projekt shumë ambicioz që quhet projekti i 100 lagjeve nga të cilat ne do të fillojmë punë vetëm për 50. Pra praktikisht gjysma e investimeve publike të komunitetit nuk do të ndodh. Do të fokusohemi tek tërmeti dhe tek disa që janë projektë të tjera. Kemi hequr para nga disa projekte të bashkisë patjetër.”  Nga ana tjetër kryebashkiaku Veliaj listoi edhe disa projekte për të cilat tha se nuk do të heq dorë.   “ Nuk heqim dorë nga projekti i piramidës të Tiranës. Po ashtu do të dyfishohet sipërfaqja e Kalasë së Tiranës, sot e kemi kaluar vendimin, pasi po përgatitemi për ditën që do të rikthehemi në normalitet. Ne sapo kishim një mbledhje virtuale të këshillit bashkiak. Një nga vendimet që morëm është rindërtimi i shkollës Sami Frashëri, një nga shkollat kycc të Tiranës.” – theksoi kryebashkiaku Veliaj