Zgjedhjeve në Hungari / Nuk është hera e parë që ne adhurojmë të tjerët kur dëshmojnë cilësi demokratike që ne “i shohim vetëm nëpër filma. Prof.Dr. Afrim Krasniqi: Historia e zgjedhjeve në Hungari nuk mund të lexohet me histori në Tiranë, këta tanët duan të jenë të përjetshëm. Elisa Spiropali, mesazh Ramës pas humbjes së Orban: Europa nuk matet nga sa larg shkon pushteti
Historia e zgjedhjeve në Hungari nuk mund të lexohet me histori në Tiranë. Kufizimesh mandatesh për kryeminister dhe deputetë?! Këta tanët janë të përjetshëm. Zgjedhje direkte? Këta tanët duan emërim. Kufizim i oligarkëve? Këta tanët rivalizojnë miqësinë me to.
Historia e zgjedhjeve në Hungari nuk mund të lexohet me histori në Tiranë. Fakti se të dy këta tanët dhe oborret e tyre janë të gëzuar, është tregues se entuziazmi popullor është mbivlerësuar.
Shikoni tabelën e premtimeve fituese vs realitetin në Shqipëri. Kufizimesh mandatesh për kryeminister dhe deputetë?! Këta tanët janë të përjetshëm. Zgjedhje direkte? Këta tanët duan emërim. Kufizim i oligarkëve? Këta tanët rivalizojnë miqësinë me to. Drejtësi e pavarur? Këta tanët janë kundër drejtësisë së pavarur. Reformë institucionale? Veting në politikë dhe antikorrupsion? Këta të korruptuarit tanë thonë se janë kampionë antikorrupsion! Këta tanët janë kundër. Debat për euro dhe BE si model? Këta tanët janë “na pranoni sic jemi” dhe nuk ka asnjë debat programor. Drejtues “regjimi” që telefonon dhe uron rivalin fitues, rival fitues që prezanton kabinetin përpara votimit dhe premton masa anti-establishment, etj, etj.
Hungaria ka qenë demokraci funksionale, është demokraci dhe mbetet demokraci funksionale. Ka pasur, ka dhe mund të ketë momente krize, por demokracia funksion. Edhe në kohën e komunizmit, shoqëria hungareze iu kundërvu BS dhe regjimit totalitar 5-10 vjet pas vendosjes, kurse te ne mezi e lejuam ndryshimin dhe edhe 80 vjet pas ende nostalgjikët janë shumicë. Ne jemi në periferi, – nuk kemi qenë demokraci funksionale, nuk jemi dhe vështirë të jemi nëse shoqëria nuk formohet si kulturë, mentalitet, reagim e kurajë dhe nëse nuk pranojmë mekanizma rotacioni politik & rotacioni në elita & rotacioni në gjenerata.
Nuk është hera e parë dhe as e fundit që ne shohim, dëgjojmë, adhurojmë të tjerët kur dëshmojnë cilësi demokratike që ne “i shohim vetëm nëpër filma”. Nuk është as hera e parë dhe as e fundit kur ne nuk mësojmë dhe nuk reflektojmë nga praktikat pozitive të të “tjerëve” dhe nga gabimet tona të shumta dhe periodike.
Spiropali mesazh Ramës pas humbjes së Orbán: Europa nuk matet nga sa larg shkon pushteti
Me një mesazh që flet për Hungarinë, Elisa Spiropali duket se ka pasur në mendje edhe Tiranën, duke rikujtuar me ironi se demokracia nuk matet nga sa zgjatet pushteti, por nga sa kufizohet ai.
Ish-zyrtarja e lartë e qeverisë, Elisa Spiropali, ka reaguar me një qëndrim të fortë politik lidhur me zhvillimet e fundit në Hungari, duke lënë të nënkuptohet një kritikë e tërthortë ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mënyrës së drejtimit të tij. Përmes një reagimi publik, ajo thekson se ajo që po ndodh në Hungari nuk është thjesht një ndërrim pushteti, por një tregues i një modeli qeverisës që, sipas saj, ka vënë në diskutim bazat e demokracisë europiane. Edhe pse nuk përmend emra konkretë, mesazhi i saj interpretohet si një sinjal kritik ndaj mënyrës se si ushtrohet pushteti në Shqipëri. “Europa nuk matet nga shtrirja e pushtetit, por nga fuqia e mekanizmave që e kufizojnë atë”, shprehet Spiropali në fund të reagimit të saj.
Reagimi: “Nëse Hungaria hyn në një fazë të re politike, ky nuk është thjesht një ndryshim qeverie. Është një sinjal më i thellë për vetë Europën. Për shumë vite me radhë, modeli i Viktor Orban ka sfiduar një nga parimet themelore të Bashkimit Europian; që demokracia nuk është vetëm votë, por edhe standard, jo vetëm shumicë, por edhe kufizim i pushtetit. Fakti që një figurë si Peter Magyar, i dalë në skenë vetëm pak vite më parë, arrin të fitojë masivisht dhe të mobilizojë një shoqëri të tërë, tregon se edhe në sisteme të konsoliduara dhe të inventarizuara në pushtet, ekziston hapësira për ndryshim. Dhe se energjia politike nuk është e mbyllur, por pret momentin për t’u shprehur.
Ky ndryshim madhor në Hungari do të thotë se edhe në zemër të Europës, shoqëritë kanë ende fuqinë të rikthejnë balancën, të korrigjojnë devijimet dhe të kërkojnë institucione që funksionojnë.Por mbi të gjitha, do të thotë se Europa, sot, fitoi një betejë më të madhe; besimin në vetvete. Në një kohë kur ndikimet e jashtme, përfshirë influencën ruse, kanë kërkuar të zbehin këtë besim, një kthesë e tillë tregon se vlerat europiane nuk janë thjesht parime në letër, por forca madhore që mund të rikthehen dhe të mbrohen nga vetë shoqëritë. Kjo është një kujtesë e rëndësishme për të gjithë: Europa nuk është një gjendje e përhershme. Është një proces i vazhdueshëm për të mbajtur, mbrojtur dhe forcuar demokracinë funksionale. Në këtë kuptim, Hungaria nuk është vetëm Hungari. Është një provë për të gjithë ne. Sepse Europa nuk matet nga sa larg shkon pushteti, por nga sa fort funksionojnë kufijtë e tij, shkruan Spiropali. Teksa Kryeministri Viktor Orbán ka pranuar humbjen në zgjedhjet parlamentare të Hungarisë, duke i dhënë fund 16 viteve të tij në pushtet. Në një fjalim në selinë e partisë së tij Fidesz, Orbán tha se humbja është e dhimbshme, por se rezultati ishte i qartë. Ai tha gjithashtu se e kishte përgëzuar partinë opozitare Tisza për fitoren e saj.






















