Po me Orën dhe Ora News çfarë patët? !!

292
Nga Nora Malaj 
Sikur të mos mjaftoj Kovidi dhe temperaturat e larta , sikur të mos mjaftojmë me zjarret masive përreth, lajmi i mësymjes së ë forcave policore dhe Renea ,në mjediset e Ora dhe Ora News ishte qershia mbi tortë dhe tronditi anë e mbanë terë opinionin publikë dhe i la të gjithë pa fjalë…
A mendon vallë ndokush që fjala e lirë është e drejtë themelore që mbrohet nga çdo qytetarë dhe individ , që atë e konsideron të shenjtë??!!
Si mundet që një Media Kombëtare të dhunohet në kete format banditesk, duke treguar sesa larg është shteti i së drejtës në kete vend??!!
Teksa shihja pamjet e shëmtuara ne media , polici e armatosur që kishin mësyrë te Ora dhe gazetarë në trysni, ndjen se fundi i kësaj kaste mafiozes , që dhe lirinë e fjalës duan ta prangosin e dhunojnë është shumë pranë asaj revolte qytetare e popullore. Sot qytetarët dhe zëri i tyre mbrohen , duke u garantuar nga këto media , që janë pranë halleve të qytetarëve dhe tregojnë të vërtetat edhe kur ato dhembin! Ndaj kujdes me Median si Ora , të pavarura dhe që fjalën e qytetarit dhe shenjtërinë e tij e mbrojnë me profesionalizëm
dhe qytetari. Larg duart nga Ora Nwes dhe Ora , se kushdo që do ushtroj presion dhe diktat , fundin e ka të dhimbshem!
Mirenjohje dhe vleresim per te gjithe gazetaret dhe gazetaret, te gjithe stafin e Ores dhe Ora News , qe sot punojne me profesionalizem
e jane lider ne media e lire.
E verteta eshte se pema me kokrra gjithnje gjuhet. E tille është dhe Ora dhe Ora News. Lider e fjalës dhe lajmit të vërtetë!
Kush godet fjalën e lirë, ka goditur demokracinë , për t’i hapur rrugë diktaturës!
Kujdes fjala kocka nuk ka, por të vërtetën e ka armën e saj më të fortë !
Sigal