“Po kryqëzojnë FRESH-istat”, PD zbulon çfarë po ndodh brenda mbledhjes së Kryesisë së PS-së

535
Sigal

Kreu i grupit parlamentar të PD, Edmond Spaho ka reaguar lidhur me mbledhjen e Kryesisë së PS, ku sipas Spahos thuhet se po ‘kryqëzojnë’ FRESH-istat.

“Në një vend, që është i gjithë në kolaps, ku ekonomia po shkon në “pikiatë”, ku sektoret sociale si arsimi e shëndetësia u nisën për “falas” e përfunduan “karakatina” me pagesë, ku korrupsioni devijon edhe lumenj, ku krimi e droga komandojnë institucionet, ku nuk ka as Gjykatë Kushtetuese e as të Lartë etj etj, e paskan fajin të rinjtë, FRESH-ista apo jo këta!

Dhe ku 70% e popullsisë aspiron vetëm si të largohet nga “sytë këmbët”, shkruan  Spaho.

Sipas demokratit e vetmja dilemë e qytetarëve është të jesh apo të mos jesh më në Shqipërinë e Rilindjes.

Postimi i plotë:

Vijne zera se mbledhja e Kryesise se PS po “kryqezon” FRESh-in per protestat e studenteve!

Nuk thone kot “kur nuk ke cfare ti besh gomarit i bije samarit”.

Ne nje vend, qe eshte i gjithe ne kolaps, ku ekonomia po shkon ne “pikiate”, ku sektoret sociale si arsimi e shendetesia u nisen per “falas” e perfunduan “karrakatina” me pagese, ku korrupsioni devijon edhe lumenj, ku krimi e droga komandojne institucionet, ku nuk ka as Gjykate Kushtetuese e as te Larte etj etj, e paskan fajin te rinjte, FRESh-ista apo jo keta!

Dhe ku 70% e popullesise aspiron vetem si te largohet nga “syte kembet”….

Dhe perseri fajin per te gjitha keto e paska FRESh-i!

Kjo eshte cudia e sotme, qe vetem do te shtoje dilemen e qytetareve: “Te jesh apo te mos jesh” me ne Shqiperine e Rilindjes?!