Fshati drejt zhdukjes, Zvicra ofron 21 mijë euro në vit për çdo banor të ri, por me kusht …

1349
Probleme me boshatisjen e zonave rurale nuk ka vetëm në Shqipëri, por edhe në Zvicër.
Sigal

Një fshat i vogël piktoresk i quajtur Albinen është reduktuar me vetëm 240 rezidentë të përhershëm në vitet e fundit.

Shkolla u mbyll dhe ato pak familje që jetojnë ende aty mendojnë të largohen. Për të shmangur boshatisjen dhe zhdukjen e fshatit, drejtuesit vendorë kanë dalë me një plan.

Ata propozojnë që të ofrohet 21 mijë euro në vit për çdo rezident madhor dhe 10 mijë të tjerë për fëmijët e tyre, po në vit, nëse zgjedhin që të jenë rezidentë të përhershëm të fshatit.

Propozimi do të hidhet në referendum, ndërsa autoritetet vendore pohojnë se kostoja financiare është plotësisht e përballueshme.